THIRRJE PER MENAXHER/E PROGRAMI ME KOHË TË PLOTË
Komentet te THIRRJE PER MENAXHER/E PROGRAMI ME KOHË TË PLOTË Janë të Mbyllura Te rejat

Pozicioni i punës: MENAXHER/E PROGRAMI

Lloji i punës: ME KOHË TË PLOTË

Vendodhja: Tiranë

 ORGANIZATA

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.

 PËRSHKRIMI I POZICIONIT

Menaxheri/ja e Programit është përgjegjës për zbatimin, mbështetjen dhe menaxhimin e programeve specifike të QShPZh. Ai / ajo ndihmon në menaxhimin e zbatimit të projektit, administrimin, logjistikën; komunikon drejtpërdrejt me stafin, partnerët dhe donatorët dhe raporton tek Drejtori Ekzekutiv. Ai / ajo pritet të punojë në mënyrë të pavarur me një mbikëqyrje të kufizuar. Pozicioni i punës kërkon një angazhim me kohë të plotë.

Menaxheri/rja e programit është përgjegjës për:

  • Organizimin e aktiviteteve të projektit dhe përmbushjen e rezultateve të tij sipas parashikimit në projekt-propozim;
  • Zhvillon dhe menaxhon një plan të detajuar të projektit dhe planin e punës;
  • Bashkëpunon dhe mbështet skuadrën e projektit për cdo cështje të rëndësishme;
  • Në bashkëpunim me zyrën e financës dhe kordinatorët kryen procedurat e prokurimit për shpenzime të parashikuara në projekt në bashkëpunim me ekipin e shoqatës;
  • Mbajtjen sistematike dhe të rregullt të dokumenteve të projektit;
  • Merr pjesë në procesin e aplikimit për tender dhe grante, duke përfshirë projektimin, dorëzimin dhe shqyrtimin;
  • Menaxhon varësinë dhe ndërlidhjen ndërmjet projekteve;
  • Inicion aktivitete shtesë dhe ndërhyrje të tjera kudo ku identifikohen mangësi në program ose ku lindin probleme;
  • Shkruan raporte dhe analiza të aktiviteteve të programit;
  • Menaxhon dhe prodhon shkrime për publikime në faqen e internetit sipas nevojës;
  • Kryen hulumtime, përpilon të dhëna dhe përgatit raporte për shqyrtim dhe prezantim tek drejtori ekzekutiv;
  • Kontribuon në mënyrë proaktive me stafin programatik dhe financiar në përmisimin e sistemeve dhe procedurave të programeve;
  • Mbikëqyrë prodhimin e botimeve, produkteve të komunikimit dhe strategjive për të promovuar punën e QShPZh-së dhe partnerëve të saj;
  • Në bashkëpunim me kordinatorin dhe financën siguron që kërkesat dhe rregullat e programit të ndiqen sipas pritshmërive të donatorëve dhe partnerëve kryesorë;
  • Siguron respektimin e standardeve, proceseve dhe rregulloreve përkatëse të shoqatës;
  • Detyra të tjera mund t’i shtohen gjatë punës sipas nevojave të shoqatës;

KUALIFIKIMET E KËRKUARA:

  • Te këtë mbaruar studimet Bachelor në shkenca shoqërore, drejtësi; kjo duhet shoqëruar me një përvojë të pasur në menaxhimin e projekteve.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të njoh shumë mirë paketën Microsoft office (Word, Excel dhe Power-point);
  • Të jetë i/e motivuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të këtij pozicioni;
  • Të jetë sistematik i programuar dhe të ketë njohuri në ruajtjen e dokumentacionit të projekteve;
  • Te jetë i/e gatshëm të punojë dhe me orare të zgjatura kur të ketë nevojë shoqata;
  • Puna në ekip si dhe të vepruarit në mënyrë të pavarur në zbatimin e detyrave specifike, duke dhënë përparësi, duke punuar nën presion dhe duke respektuar afatet.

Preferohet:

  • Të ketë eksperiencë pune në shkrimin, koordinimin dhe menaxhimin e projekteve të organizatave të shoqërisë civile, e cila përbën një asset të rëndësishëm;

Në përputhje me Nenin 142 të Kodit të Punës, të ndryshuar, “Koha e provës” konsiderohet si kohë prove 3 muajt e parë të punës.

Me qëllim aplikimin në këtë pozicion, kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si vijon:

  1. CV e kanditatit/es;
  2. Kopje te Diplomës, të shoqëruar me kopje të listës së notave të studimeve Bachelor;
  3. Dokument që provon njohuritë e gjuhës angleze;
  4. Çdo dokumentacion të nevojshëm që tregon kualifikimet e kandidatit/es dhe përvojat e mëparshme;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Letër reference nga punëdhënës të mëparshëm

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të dërgojnë aplikimet e tyre në adresen e emailit: info@acpd.org.al, ose dorazi në adresën Bulevardi Gjergj Fishta, Nd.26, H.6, Ap.5, 1001, Tiranë, deri në datën 28.11.2021.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian