{"id":135,"date":"2020-06-10T12:01:53","date_gmt":"2020-06-10T11:01:53","guid":{"rendered":"http:\/\/testacpd.acpd.org.al\/?p=135"},"modified":"2022-04-22T10:26:36","modified_gmt":"2022-04-22T09:26:36","slug":"asgje-e-re-asgje-e-vjeter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/acpd.org.al\/?p=135","title":{"rendered":"Asgj\u00eb e re, asgj\u00eb e vjet\u00ebr"},"content":{"rendered":"\n<p>Gjithmon\u00eb brenda harkut kohor t\u00eb 23 viteve di\u00e7ka e zakonshme ma mbush dit\u00ebn me iden\u00eb se nuk jam vet\u00ebm. Shum\u00eb njer\u00ebz anemban\u00eb bot\u00ebs, dikush i ikur e dikush duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb normalizoj\u00eb dit\u00ebn shprehimisht kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb fatkeq\u00eb mbase q\u00eb nga dita e par\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe t\u00eb tjer\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs jan\u00eb prezantuar me nj\u00eb rezultat ku t\u00eb jesh pozitiv t\u00eb b\u00ebn negativ p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre. Une jam pozitiv q\u00eb nga dita e par\u00eb e jet\u00ebs time, plot 23 vjet t\u00eb kaluara me di\u00e7ka t\u00eb re dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb vjet\u00ebr. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb ka kaluar \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb ishte dita e par\u00eb e tregimit. \u00c7do buz\u00ebqeshje, \u00e7do takim, \u00e7do p\u00ebrqafim, \u00e7do moment, \u00e7do stin\u00eb, gjith\u00e7ka n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pasive e kupton q\u00eb nuk ka lindur me ty, perve\u00e7 di\u00e7kaje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re dhe asgj\u00eb e vjet\u00ebr. Dashuria dhe s\u00ebmundja kan\u00eb pik\u00ebrisht di\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt tek un\u00eb. Linda nga dashuria e dy prind\u00ebrve q\u00eb ishin t\u00eb prekur nga HIV-AIDS-i dhe un\u00eb isha I vetmi q\u00eb ofroja siguri n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb panjohur n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetuam t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr pak koh\u00eb. Dhe si \u00e7do gj\u00eb ku dashuria dhe s\u00ebmundja b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb histori, dikush duhet t\u00eb sakrifikohet p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb nga s\u00ebmundja. Por e dhimbshmja q\u00ebndron tek fakti q\u00eb edhe tek sakrifica po prap\u00eb nuk ka asgj\u00eb t\u00eb re dhe asgj\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr. Praps\u00ebprap\u00eb aty q\u00ebndroi dhimbja e ikjes s\u00eb tim ati nga jeta prej s\u00ebmundjes q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb venitje e dashuris\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do jet\u00eb aty edhe mbas vdekjes s\u00eb tij. Nga kjo ngjar\u00eb rreth mosh\u00ebs 9 vje\u00e7are p\u00ebrpos faktit q\u00eb m\u00ebsova n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb na\u00efve se isha pjes\u00ebtar I bot\u00ebs s\u00eb panjohur asokohe t\u00eb HIV-AIDS-it sfidova veten se n\u00eb nj\u00eb familje me shum\u00eb \u201cpozitiv\u00eb\u201d brenda, nuk mund t\u00eb shtyjm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin deri n\u00eb fund drejt sakrific\u00ebs s\u00eb rradh\u00ebs por mund t\u00eb sfidojm\u00eb se kemi t\u00eb kund\u00ebrta nga m\u00ebnyra se si e p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb dit\u00eb ose nj\u00eb histori t\u00eb t\u00eb qenurit HIV pozitiv. Nga e gjith\u00eb familja ime q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet sot mbas ikjes nga jeta t\u00eb babait tim, vet\u00ebm dy krijesa nj\u00ebra hyjnore dhe tjetra tok\u00ebsore, nuk jan\u00eb t\u00eb infektuara dhe jan\u00eb t\u00eb paidentifikuar brenda bot\u00ebs son\u00eb t\u00eb panjohur. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb motra ime q\u00eb ka lindur pa u infektuar ende prind\u00ebrit e mi (histori e veshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019i gjetur filles\u00ebn) dhe krijesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb qeni im Ringo me t\u00eb cilin kam shpenzuar dhe po kaloj 9 vit\u00eb t\u00eb mrekullueshme (besoj se kuptohet se cila krijes\u00eb \u00ebsht\u00eb hyjnore). T\u00eb mbeturit n\u00eb rrug\u00ebtimin tim me shum\u00eb luft\u00eb jan\u00eb mamaja ime \u2013 nj\u00eb krijes\u00eb hyjnore n\u00eb trajt\u00eb njer\u00ebzore, dhe dy vellez\u00ebrit e mi t\u00eb vegj\u00ebl q\u00eb jan\u00eb binjak\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin \u2013dy krijesa q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb miticizmit q\u00eb mban koncepti I binjak\u00ebve mund t\u00eb jen\u00eb hyjnor\u00eb p\u00ebr shum\u00eb kultura. Un\u00eb jam asgj\u00eb e re dhe asgj\u00eb e vjet\u00ebr , asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb adoleshent q\u00eb studion Filozofi dhe q\u00eb jeton n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri, i angazhuar pran\u00eb Shoqat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Personave q\u00eb jetojn\u00eb me HIV\/AIDS, dhe pran\u00eb Qendr\u00eb Shqiptare p\u00ebr Popullsin\u00eb dhe Zhvillimin\/Qendr\u00ebs Po, duke dh\u00ebn\u00eb kontributin tim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Duke p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb nga grupet m\u00eb t\u00eb prekshme n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb me HIV, e kam par\u00eb pjes\u00ebmarrjen time si kontributin p\u00ebr uljen dhe heqjen e stigm\u00ebs, diskriminimit dhe konformizmit shoq\u00ebror p\u00ebr grupet vulnerab\u00ebl dhe t\u00eb margjinalizuar, ve\u00e7an\u00ebrisht si un\u00eb. \u00c7do z\u00eb dhe kontribut nga t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb mbrojtjen dhe p\u00ebrparimin e sh\u00ebndetit seksual dhe riprodhues. T\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe ka qen\u00eb dhe kontributi im n\u00eb hartimin e nj\u00eb Mjeti p\u00ebr Popullatat Kyce, propozuar nga Qendra Shqiptare p\u00ebr Popullsin\u00eb dhe Zhvillimin\/Qendra Po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Youth Sexual Awareness for Europe (YSAFE). N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin tim mjetet p\u00ebr Personat q\u00eb jetojn\u00eb me Aft\u00ebsi t\u00eb Kufizuar (PLWD) dhe Popullat\u00ebn Vulnerab\u00ebl jan\u00eb instrumente shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe duhet t\u00eb parandalojn\u00eb diskriminimin dhe t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi, trajtim dhe kujdes. Nuk jam ndjer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb keq prej faktit q\u00eb jam I s\u00ebmur\u00eb edhe pse nuk ndihem asnj\u00eb dit\u00eb I till\u00eb. Nuk me detyrohet asgj\u00eb im at\u00eb dhe as mamaja ime q\u00eb linda me nj\u00eb pozitiviz\u00ebm t\u00eb rr\u00ebnjosur brenda meje pa d\u00ebshir\u00ebn dhe dijenin\u00eb e tyre. Kam nj\u00eb histori ku bota e jashtme \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me padijen q\u00eb e rrethonte k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Bota I detyrohet vetes q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb se ku ka s\u00ebmundje nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnjehere dhembshuri por dashuri. N\u00eb dhjetra raporte intime dhe shoq\u00ebrore me njer\u00ebzit e kam kuptuar se nuk mjafton vet\u00ebm t\u00eb dish mbi k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje dhe vet\u00ebm kaq. T\u00eb duhet t\u00eb m\u00ebsosh ta duash jet\u00ebn sepse kjo s\u00ebmundje nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re dhe asgj\u00eb e vjet\u00ebr n\u00eb dit\u00ebt e sotshme sesa nj\u00eb proc\u00ebdure rutinore p\u00ebr shkall\u00ebn e rrezikshm\u00ebris\u00eb apo v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet pacienti apo individi. M\u00eb shum\u00eb hyn n\u00eb bashk\u00ebveprim Stigma sesa virusi me komponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. Historia ime dhe besoj \u00e7do histori me k\u00ebt\u00eb tematik\u00eb I drejtohet bot\u00ebs s\u00eb painfektuar me njer\u00ebz q\u00eb mund t\u00eb njohin dik\u00eb, t\u00eb af\u00ebrm apo jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb I infektuar me HIV-AIDS. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavet\u00ebdijshme momenti I par\u00eb ku personi informohet ka nj\u00eb prirje p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt hapjes ndaj bot\u00ebs si I s\u00ebmur\u00eb k\u00ebsaj rradhe. Nuk mendon fare p\u00ebr raportin me veten dhe ndaj s\u00ebmundjes por vet\u00ebm tek qasja e njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb ndaj nj\u00eb s\u00ebmundjeje p\u00ebrgjith\u00ebsisht t\u00eb paragjykuar. Un\u00eb, si f\u00ebmij\u00eb , I prirur nga fakti q\u00eb kisha par\u00eb tim at\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb prej HIV-AIDS, n\u00eb moment mendova se do vdisja kur e mora vesh q\u00eb isha dhe un\u00eb I s\u00ebmur\u00eb. Vendosa dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po qaja dhe n\u00eb nj\u00eb dakord\u00ebsim f\u00ebmij\u00ebnor e kuptova se p\u00ebrsa po rrihte ende , isha jasht\u00eb rrezikut p\u00ebr jet\u00ebn. Sot si nj\u00eb 23 vje\u00e7ar p\u00ebrpiqem vet\u00ebm t\u00eb ruaj t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb rrethojn\u00eb nga \u00e7do risk minimal q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb s\u00ebmundja ime modeste. Nuk pretendoj t\u00eb jem nj\u00eb histori suksesi, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb thjesht detyr\u00ebn ndaj dashuris\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, muzik\u00ebn, librat, kinematografin\u00eb, sportet dhe nje pafundesie gj\u00ebrash t\u00eb tjera q\u00eb ende po I eksploroj. Kam jetuar, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb \u00e7do shtet t\u00eb bot\u00ebs ka njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb nga kjo s\u00ebmundje dhe q\u00eb jetojn\u00eb ende, ashtu si n\u00eb Shqip\u00ebri. Luftojm\u00eb q\u00eb numri i viktimave t\u00eb mos rritet dhe dashuria t\u00eb prevaloj\u00eb n\u00eb histori t\u00eb thjeshta njer\u00ebzore. P\u00ebr ju q\u00eb po lexoni, kjo histori s\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb e re p\u00ebrderisa u b\u00eat\u00eb pjes\u00eb e saj tanim\u00eb dhe p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb asgj\u00eb e vjet\u00ebr teksa \u00e7do dit\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe p\u00ebr t\u00eb dhuruar dashuri dhe t\u00eb qeshura. Un\u00eb quhem Klevis Hoxhaj dhe jam HIV pozitiv q\u00eb nga dita e par\u00eb e jet\u00ebs sime. Asgj\u00eb e re , asgj\u00eb e vjet\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjithmon\u00eb brenda harkut kohor t\u00eb 23 viteve di\u00e7ka e zakonshme ma mbush dit\u00ebn me iden\u00eb se nuk jam vet\u00ebm. Shum\u00eb njer\u00ebz anemban\u00eb bot\u00ebs, dikush i ikur e dikush duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb normalizoj\u00eb dit\u00ebn shprehimisht kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. T\u00eb gjith\u00eb fatkeq\u00eb mbase q\u00eb nga dita e par\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe t\u00eb tjer\u00eb<\/p>\n<a class=\"btn_a\" href=\"https:\/\/acpd.org.al\/?p=135\"><span><i class=\"in_left fa fa-angle-right\"><\/i><span>Details<\/span><i class=\"in_right fa fa-angle-right\"><\/i><\/span><\/a>","protected":false},"author":1,"featured_media":136,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[103,7,16,15,17,5],"tags":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/135"}],"collection":[{"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=135"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/135\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":137,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/135\/revisions\/137"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/136"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/acpd.org.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}