Employment notice
Komentet te Njoftim për punësim Janë të Mbyllura WHAT’S NEW

Pozicioni i punës – Asistent Financiar

Location: Tirana Albania

Afati i fundit i aplikimit: E premte, 13 Nëntor 2020

Organization: Albanian Center for Population and Development (ACPD) is a non-for-profit organization, established in January 1993, which works for improvement of policies, legislation, the right of information and services for issues concerning population and development, and health issues including reproductive health.

Position Description:

Asistenti Financiar asiston menaxherin e financave apo zyrtarin e lartë financiar në kryerjen e detyrave. Asistenti Financiar raporton tek Menaxheri i Financës dhe Drejtori Ekzekutiv dhe është përgjegjës për përgatitjen e deklaratave financiare, mbajtjen e kontrollit të arkës, përgatitjen e payrollit dhe administrimin e personelit, blerjet, mbajtjen e llogarive të pagueshme dhe veprimet e zyrës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për veprimet e përditshme financiare dhe administrative për të mbështetur zbatimin efikas të projektit si dhe për të siguruar mbështetje për stafin e projektit;
  • Kryen detyra administrative, mban korrespondencë, regjistrime, mirëmban dokumentacionin dhe arkivat;
  • Përgjegjës për zbatimin dhe përcjelljen e shpenzimeve të projektit në përputhje me linjat buxhetore dhe në kohë;
  • Siguron që të gjitha raportet financiare nga partneri janë të sakta dhe të dorëzohen me kohë;
  • Monitoron dhe kontrollon shpenzimin e buxhetit të projektit dhe raporton tek Shefi i Kontabilitetit dhe Menaxher i Projektit për çështje të përgjithshme financiare të projektit dhe në rast të devijimeve;
  • Përgatitja e kërkesave për transferimin e fondeve për donatorin;
  • Përgatitja dhe ekzekutimi i pagesave për shpenzimet e projektit, përfshirë pagat e stafit të projektit, në përputhje me legjislacionin vendor dhe kërkesat e donatorëve;
  • Siguron menaxhimin efektiv të të gjitha burimeve në përgjegjësinë e tij/saj;
  • Siguron komunikim të mirë me departamentin financiar të organizatës dhe stafin e projektit;
  • Merr pjesë dhe mbështetë në proceset e auditimit financiar;
  • Mirëmbajtja e të dhënave të arkës dhe llogarive;
  • Marrja e parave cash, përfshirë faturat e marrësit.
  • Efektiv me organizimin e dosjeve;
  • Aftësia për të ruajtur në mënyrë elektronike dhe fizike dosjet me të dhënat, menaxhimi i tyre efektiv dhe ripërdorimi i tyre kur kërkohet;
  • Përgatitja e fletëurdhëresave – fletëlëshimeve;
  • Regjistrimi i inventarit;

 Njohuritë dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare në fushën e Ekonomisë (Financa, Kontabilitet, Administrim i Biznesit);
  • Të paktën 3 vjet përvojë pune në kwtw fushw;
  • Vetë-iniciativë dhe në gjendje të japë rezultate me mbikëqyrje minimale;
  • Aftësi për komunikim të mirë, aftësi për të punuar në ekip dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi konceptuese dhe analitike;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të shkurtra kohore;
  • Njohuri të mira të ligjit vendor të kontabilitetit dhe rregulloreve tatimore, prokurimit, planifikimit, monitorimit dhe raportimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të punës me MS Office, në veçanti MS Excel dhe programet e tjera financiare (alpha etj);
  • Shkathtësi të shkëlqyera ndërpersonale, integritet dhe shkallë e lartë e gjykimit dhe konfidencialitetit;
  • Aftësi për të punuar në mjedise multikulturore;
  • Aftësitë organizative;
  • Njohuri të mira në anglisht, me shkrim dhe në të folur;
  • Pro-aktiv dhe i vetë-motivuar për të mësuar dhe për të marrë kompetenca shtesë të nevojshme për punën;

Personal Attributes

She/he must maintain strict confidentiality in performing the duties of the Finance Officer and must also demonstrate the following personal attributes:

 be honest and trustworthy

 be respectful

 possess cultural awareness and sensitivity

 be flexible

Të tregojë etikë pune të mirë.

 

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët mund të dërgojnë aplikimet e tyre dhe një CV dhe 2 letra rekomandimi në adresen e emailit: info@acpd.org.al, deri ditën e Premte, datë 13 Nëntor 2020.

About The Author
en_USEnglish
sqAlbanian en_USEnglish