IPPF https://acpd.org.al Fri, 25 Apr 2025 09:57:15 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.14 https://acpd.org.al/wp-content/uploads/2022/03/acpd-logo1.png IPPF https://acpd.org.al 32 32 Vizita e përfaqësuesve të lartë të Rrjetit Evropian IPPF në Ambasadën Hollandeze. https://acpd.org.al/?p=3179 Fri, 25 Apr 2025 09:57:13 +0000 https://acpd.org.al/?p=3179 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) pati kënaqësinë të mirëpriste dy përfaqësues të lartë të Rrjetit Evropian të IPPF (International Planned Parenthood Federation): Z. Alvaro Bermejo, Drejtor i Përgjithshëm IPPF, dhe Micah Grzywnowicz, Drejtor Rajonal IPPF .Vizita nisi me një takim në Ambasadën Hollandeze me Ambasadorin z. Reinout Vos, ku u diskutua rëndësia e të drejtave të shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri.
Ky bashkëpunim i vazhdueshëm është një dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për të garantuar qasje të barabartë dhe cilësore për çdo individ, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet në nevojë.

]]>
“THUAJA VETES” – Mesazh i fortë informues dhe edukues për shëndetin riprodhues të të rinjve https://acpd.org.al/?p=2697 Tue, 13 Dec 2022 18:53:52 +0000 https://acpd.org.al/?p=2697 Ky aktivitet, i cili u zhvillua në datën 8 dhjetor, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, bëri së bashku mbi 30 të rinj nga Tirana, Vlora dhe Shkodra. Ai u hap me një shfaqje teatrale, e cila përcolli mesazhe të forta për edukimin seksual gjithëpërfshirës, aksesin e të rinjve në informacion dhe shërbime të shëndetit riprodhues. Teatri u pasua nga një ekspozitë me mesazhe kyçe, ku të rinj pjesëmarrës ndan komentet e tyre.

“Sa më të informuar të jenë të rinjtë, aq më shumë zgjedhje të informuara dhe të shëndetshme do të bëjnë për shëndetin e tyre,”- tha një i ri pjesëmarrës në këtë aktivitet.

“Ku ka më bukur sesa nëpërmjet artit të marrim mesazhe të tilla sensibilizuese,” shtoi një e re pjesëmarrëse.

Eventi u mbyll me një numër koreografik që synoi përcjelljen e këtyre mesazheve nëpërmjet gjuhës së trupit dhe muzikës. Ky event u realizua në kuadër të projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, mbështetur nga Merck nëpërmjet Programit Merck for Mother, koordinuar nga Zyra Rajonale e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar dhe zbatuar nga 5 shtete të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë).

]]>
QSHPZH – Testim dhe këshillim falas për HIV https://acpd.org.al/?p=2646 Thu, 01 Dec 2022 12:16:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2646 QSHPZH ofron shërbimet e testimit dhe këshillimit për HIV falas duke ruajtur anonimatin dhe konfidencialitetin.

Ju mirëpresim në qendrën tonë për informacion, testim dhe mbështetje!

Për më shumë informacione telefononi në numrat: Cel: 355 68 313 4081 / + 355 4 2251 475

Ose lexoni këto botime për të rinj Keni dëshirë të testoheni për HIV?

]]>
1 DHJETORI, DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR HIV/AIDS https://acpd.org.al/?p=2537 Thu, 01 Dec 2022 11:27:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2537 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me mbështetjen e UNFPA-se dhe IPPF-së, bashkohet për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të treguar mbështetjen për personat që jetojnë me HIV.

Sesione informuese për të gjithë individët në lidhje me shëndetin seksual riprodhues me anë të një sërë aktivitetesh në shkollën 9-vjeçare 28 Nëntori dhe universitetet në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Gjithashtu me ndihmën e vullnetarëve të Qendrës ‘Po’, u shpërndanë fletëpalosje dhe broshura me informacione të bollshme për format e parandalimit dhe mbrojtjes nga HIV/AIDS.

Njohja e statusit të HIV është e vetmja mënyrë për të luftuar HIV/AIDS sot dhe rruga e vetme është përmes testimit për HIV. Të testohemi dhe të promovojmë testimin e hershëm

EQUALIZE! – Së bashku për t’i dhënë fund pabarazive që pengojnë fundin e HIV/AIDS!

#HIVADIS #1Dhjetor #DitaBotëroreKundërHIV

]]>
IPPF – 70 VJET KUSHTUAR SHËNDETIT SEKSUAL DHE RIPRODHUES https://acpd.org.al/?p=2652 Wed, 30 Nov 2022 12:39:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2652 Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF), organizata më e madhe në botë për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese (SRHR), festoi ditëlindjen e saj të 70-të më 25-30 nëntor 2022 në Bogota, Kolumbi. Në Asamblenë e Përgjithshme mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e QSHPZH-së, Dr. Elona Hoxha Gjebrea.

IPPF u themelua në vitin 1952 në një akt solidariteti ndërkombëtar mes tetë organizatave kombëtare të planifikimit familjar. Tani një rrjet prej më shumë se 108 shoqatash të pavarura anëtare që punojnë në mbi 140 vende në mbarë botën, në 70 vitet e fundit IPPF ka lënë gjurmë në botë, duke ofruar shërbime SHSR me cilësi të lartë dhe duke ndihmuar në transformimin e ligjeve dhe politikave në të gjithë globin.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin është krenare që është anëtare e IPPF që nga viti 1996 dhe e vetmja organizatë e akredituar nga kjo federatë ndërkombëtare.

]]>
Forcimi i marrëdhënieve të QSHPZH-së me YSAFE https://acpd.org.al/?p=2383 Thu, 10 Nov 2022 15:22:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2383 Vizitë e përfaqësueses së IPPF në zyrat e QSHPZH-së

Sot  patëm diskutime shumë konstruktive në zyrat tona me përfaqësuesen e  YSAFE-it, Alice Brito, përfaqësuese e Associação para o Planeamento Familiar (APF), Shoqata Anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF). Në këtë takim ishin të pranishëm, Drejtorja Ekzekutive e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH), Dr. Elona Gjebrea Hoxha, Koordinatore e Qendrës “Po’’ në Tiranë, Zj. Guina Shkëmbi,  dhe vullnetarë të  programeve QSHPZH-së, Greis Osmani, Danja Nako, dhe Endi Trico. Në këtë takim u diskutuan çështje të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të QSHPZH-së me IPPF dhe YSAFE si dhe planet e programet për të ardhmen.

Faleminderit, Alice Brito, për diskutimin e frytshëm që patëm së bashku dhe për vizitën në Qendrën tonë në Tiranë.

]]>
Gazetarët, informimi dhe bashkëpunimi për shëndetin seksual dhe riprodhues https://acpd.org.al/?p=2399 Tue, 08 Nov 2022 08:00:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2399 Në datën 7 Nëntor 2022 u zhvillua workshopi me praninë e 10 gazetarëve në sallën COD në Kryeministri me qëllim prezantimin gjetjeve të studimit “Qasja e të rinjve në informacion, edukim dhe kujdes ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri gjatë pandemisë së Covid-19.” Ky workshop kishte si qëllim edhe rritjen e ndërgjegjësimit në të gazetarëve që punojnë në median e audiovizive e të shkruar për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe forcimin e bashkëpunimit me ta.

Aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) në kuadër të projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhjet e të Rinjve”, mbështetur nga Merck for Mothers, me koordinimin e Zyrës Rajonale të Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF EN) dhe që po vihet në zbatim në 5 vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Bosnjë & Hercegovinë, Bullgari dhe Kosovë).

Në këtë workshop gazetarët u prezantuan me një panoramë të plotë të çështjeve të shëndetit seksual dhe riprodhues, disa nga ndërhyrjet konkrete që janë realizuar dhe problematikat që kanë nevojë të trajtohen më tej. Ndjeshmëria dhe mënyra e trajtimit të këtyre temave ishte në thelb të diskutimeve, ndërkohë që u bënë edhe rekomandime konkrete të tilla si prioritizimi i këtyre çështjeve në media, rëndësia e trajtimit të shkakut të problemeve dhe jo vetëm shifrave, trajtimi në një plan më miqësor dhe pozitiv etj.

Një intervistë e shkurtër me informacione të rëndësishme dhe mesazhe kyçe u dha nga Drejtorja Ekzekutive e QSHPZH, Dr. Elona Gjebrea Hoxha, për të gjithë median që nuk ishte pranishme në këtë aktivitet por dhe për komunitetin e gjerë.

]]>
Advokacia për Shëndetin Seksual e Riprodhues tek të Rinjtë https://acpd.org.al/?p=2436 Fri, 21 Oct 2022 10:19:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2436 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) zhvilloi në datat 19 dhe 20 Tetor 2022, në mjediset e Qendrës “Po” trajnimin “Advokacia për Shëndetin Seksual e Riprodhues tek të rinjtë”, me pjesëmarrjen e 15 të rinjve. Ky trajnim pati si qëllim njohjen e të rinjve me konceptet kryesore të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe aftësimin e tyre për të advokuar për këto tema.

Në përfundim të trajnimit të rinjtë patën një koncept më të qartë rreth të drejtave të të rinjve, duke u përqëndruar kryesisht tek të drejtat seksuale e riprodhuese; thelluan njohuritë për integrimin gjinor në programet e të rinjve dhe pengesat/sfidat që hasen për të fituar të drejtat e integrimin gjinor në zona ku zbatohen programet e të rinjve duke përfshirë aksesin ndaj shërbimeve të shëndetit riprodhues, ndërprerjes së shtatzënisë, IST/HIV/AIDS; vlerësimin dhe përmirësimin e programeve të bazuara tek të drejtat dhe ndjeshmëria gjinore.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Projektit “Zëri i të Rinjve, Zgjedhja e të Rinjve”, mbështetur nga Merck for Mothers, koordinuar në nivel rajonal nga Zyra Europiane e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF EN) dhe zbatuar nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

]]>
12 Ambasadorë të DNJ të vendeve evropiane mbështesin të drejtën për abort https://acpd.org.al/?p=2358 Thu, 29 Sep 2022 10:43:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2358 Ka ardhur vërtetë koha për të përmbushur të drejtat e barabarta të grave dhe vajzave kudo dhe për të siguruar akses në kujdesin e sigurt dhe ligjor për abortin!

Qendra Shqiptare për Popullsinë dh Zhvillimin mirëpret deklaratën e fuqishme të 12 Ambasadorëve Evropianë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazinë Gjinore në Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt (28 shtator) duke bërë thirrje për akses universal në të drejtat për kujdes shëndetësor seksual dhe riprodhues dhe duke riafirmuar të drejtat e grave kudo që të marrin vendime për shëndetin dhe jetën e tyre.

12 Ambasadorët e të Drejtave të Njeriut të vendeve evropiane kanë publikuar këtë mëngjes një deklaratë në mbështetje të së drejtës për abort! Kjo deklaratë vjen pas Deklaratës së Përbashkët të Shoqërisë Civile për Abortin në Sesionin e 51-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar ndër të tjera se:
njohim Ditën Ndërkombëtare të Abortit të Sigurt dhe festojmë shoqërinë civile dhe lëvizjet feministe në mbarë botën për mbrojtjen dhe aktivizmin e tyre të guximshëm që ka sjellë si rezultat liberalizimin e ligjeve të abortit në më shumë se 58 vende që nga viti 1994. Kujtojmë shtetet se detyrimi për të mbajtur një shtatzëni të padëshiruar përbën torturë dhe është në kundërshtim me tekstin dhe frymën e Deklaratës së Vjenës.”

“Mirëpresim Udhëzuesin e OBSH-së për Kujdesin ndaj Abortit 2022 që rekomandon dekriminalizimin e plotë të abortit, aksesin universal në shërbimin e abortit dhe opsionet e vetë-menaxhimit. Shumë shtete vazhdojnë të minojnë përmbushjen e të drejtave të njeriut duke mohuar autonominë trupore, duke kriminalizuar abortin, duke mos hartuar standarde dhe udhëzime të qarta për abortin e sigurt, duke imponuar autorizim nga palët e treta dhe duke mohuar shërbimet shëndetësore që shpëtojnë jetë.

“Kuadri i të drejtave të njeriut mund të mbetet i rëndësishëm vetëm nëse e drejta për autonomi trupore sigurohet për të gjithë. Është e vetmja rrugë përpara për t’i bërë realitet sot idetë e Vjenës.”

]]>
Dita Botërore e Kontracepsionit https://acpd.org.al/?p=2350 Mon, 26 Sep 2022 10:35:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=2350 26 shtator

Dita Botërore e Kontracepsionit mbahet çdo vit më 26 shtator. Fushata vjetore mbarëbotërore përqendrohet rreth një vizioni shtatzënia është liria për të zgjedhur. Organizuar për herë të parë në vitin 2007, misioni i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për kontracepsionin dhe t’u mundësojë të rinjve të bëjnë zgjedhje të informuara për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues.

Një nga përparësitë kryesore të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin është aksesi i barabartë dhe informimi i plotë për përdorimin e metodave kontraceptive. Shumë njerëzve në Shqipëri u mungojnë njohuritë dhe informacioni për të përcaktuar se kur ose nëse duan të bëjnë fëmijë, dhe për t’u mbrojtur nga infeksionet dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Për këtë qëllim, ACPD, me mbështetjen e partnerëve të saj – Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF) dhe UNFPA/Shqipëri – do të vazhdojë punën e saj duke u fokusuar në rritjen e njohurive për metodat kontraceptive dhe për planifikimin familjar dhe për edukimin e brezit të ri masat kontraceptive.

]]>