ACPD https://acpd.org.al Mon, 10 Aug 2026 11:27:58 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.0.14 https://acpd.org.al/wp-content/uploads/2022/03/acpd-logo1.png ACPD https://acpd.org.al 32 32 ARRITJET E PROJEKTIT https://acpd.org.al/?p=3292 Wed, 04 Feb 2026 12:08:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3292 arritjet-e-projektit-webDownload ]]> Trajnime me gratë në Bashkinë Shkodër për buxhetimin e përgjigjshëm gjinor https://acpd.org.al/?p=3286 Tue, 06 Jan 2026 12:01:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3286 Në kuadër të projektit “Monitorimi i Buxhetimit të Ndjeshëm Gjinor dhe Financimit të Ndryshimeve Klimatike në Bashkinë Shkodër”, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) zhvilloi gjatë periudhës tetor – dhjetor 2025 një seri sesionesh trajnuese me gratë në Bashkinë Shkodër dhe në njësitë administrative Rrethina, Guri i Zi, Dajç dhe Postribë.

Këto trajnime kishin si synim rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit të grave mbi rëndësinë e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe fuqizimin e tyre për t’u përfshirë më aktivisht në proceset e buxhetimit publik.

Në total, në këto sesione morën pjesë rreth 100 gra nga zona urbane dhe rurale, me profile të ndryshme sociale dhe profesionale, përfshirë shtëpiake, gra të angazhuara në bujqësi, edukatore, infermiere, arsimtare, punëtore, sanitare, kuzhiniere dhe juriste. Kjo larmishmëri përvojash kontribuoi në diskutime të pasura mbi sfidat konkrete që gratë përballen në jetën e përditshme dhe në aksesin ndaj shërbimeve publike.

Gjatë trajnimeve u trajtuan tema si koncepti i buxhetimit të përgjigjshëm gjinor, procesi i hartimit dhe miratimit të buxhetit vendor, rëndësia e shpërndarjes së drejtë të burimeve publike, ndikimi gjinor i ndryshimeve klimatike, si dhe mënyrat konkrete të pjesëmarrjes së qytetarëve në dëgjesat publike dhe konsultimet për buxhetin.

Sesionet u zhvilluan në mënyrë interaktive, duke u dhënë pjesëmarrëseve hapësirë për të ndarë shqetësimet, përvojat dhe prioritetet e tyre. Gjatë sesioneve trajnuese, diskutimet me pjesëmarrëset nxorën në pah një sërë problematikash të përbashkëta në të gjitha njësitë administrative.

Një ndër çështjet kryesore ishte pjesëmarrja e ulët e grave në proceset vendimmarrëse, ku pjesëmarrëset theksuan se përfshirja e tyre në dëgjesat publike mbetet e kufizuar. Ato nënvizuan gjithashtu se shpesh ekziston perceptimi që zëri i tyre nuk merret në konsideratë, ndërkohë që mungon edhe informimi i mjaftueshëm mbi proceset vendimmarrëse dhe mundësitë për përfshirje.

Në lidhje me shërbimet publike dhe infrastrukturën, u evidentuan problematika si transporti publik jo funksional dhe i paaksesueshëm, mungesa e çerdheve dhe kopshteve, veçanërisht në zonat rurale si dhe sfida që lidhen me ndriçimin publik, kanalizimet dhe sigurinë e furnizimit me ujë të pijshëm.

Gjithashtu, pjesëmarrëset theksuan praninë e barrierave sociale dhe ekonomike, si ngarkesa e lartë me punë familjare dhe bujqësore, mungesa e shërbimeve për kujdesin ndaj fëmijëve dhe mundësitë e kufizuara për punësim, ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e grave për t’u përfshirë në jetën publike.

Një tjetër çështje e rëndësishme lidhej me informimin dhe transparencën, ku u evidentua mungesa e komunikimit efektiv nga institucionet lokale, si dhe fakti që informacioni për dëgjesat publike nuk arrin në mënyrë gjithëpërfshirëse tek të gjithë qytetarët. Pjesëmarrëset theksuan gjithashtu se niveli i përfshirjes së grave në takimet publike mbetet i ulët, jo vetëm për shkak të angazhimeve familjare dhe ekonomike, por edhe sepse shpesh ato ndihen të painformuara, të padëgjuara dhe të paangazhuara realisht në proceset vendimmarrëse.

Si pjesë e trajnimeve, gratë u njohën me mënyrat konkrete për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse në nivel vendor, përmes pjesëmarrjes në dëgjesat publike, ndjekjes së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, paraqitjes së komenteve dhe sugjerimeve gjatë konsultimeve për buxhetin, si dhe bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë proceset buxhetore.

Gjatë sesioneve u prezantua edhe linku zyrtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Shkodër, si një burim i rëndësishëm informacioni për aktivitetet e bashkisë, njoftimet për mbledhje dhe dëgjesa publike, vendimet e këshillit dhe proceset e miratimit të buxhetit:

https://bashkiashkoder.gov.al/keshilli-bashkiak/

Këto sesione trajnuese kontribuuan në rritjen e kapaciteteve të grave për të kuptuar më mirë proceset buxhetore, në evidentimin e prioriteteve reale të komuniteteve dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet barazisë gjinore, pjesëmarrjes qytetare dhe qeverisjes së mirë lokale. ACPD do të vijojë të mbështesë nisma që promovojnë përfshirjen aktive të grave në vendimmarrje, duke kontribuar në forcimin e buxhetimit të përgjigjshëm gjinor dhe fuqizimin e tyre si aktore kyçe në zhvillimin e komuniteteve lokale.

]]>
ACPD, në bashkëpunim me SAAF @safe_abortion, organizoi një trajnim me mjekë obstetër–gjinekologë. https://acpd.org.al/?p=3265 Fri, 19 Dec 2025 13:46:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3265 ACPD, në bashkëpunim me SAAF @safe_abortion, organizoi një trajnim me mjekë obstetër–gjinekologë, i drejtuar nga Dr. Enkeleda Prifti, Shefe e Shërbimit të Maternitetit “Koço Gliozheni”, me fokus shëndetin riprodhues dhe teknikat e ndërprerjes së shtatzënisë së padëshiruar.  Takimi u hap nga Znj. Elona Hoxha, Drejtore Ekzekutive e ACPD, dhe ndër pjesëmarrëset në këtë aktivitet ishte edhe Znj. Dorina Tocaj.

 Prezantimi përfshiu kuadrin ligjor dhe kufijtë kohorë për abortin në Shqipëri, metodat kryesore dhe kriteret për përzgjedhjen e tyre, rëndësinë e këshillimit profesional para dhe pas ndërhyrjes, procedurat standarde, si dhe identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve dhe komplikacioneve të mundshme, së bashku me një pasqyrë të sfidave aktuale dhe të dhënave kombëtare.

 Ky trajnim shënon fillimin e një serie trajnimesh që ACPD do të ndërmarrë në vijim, me synimin për të forcuar kapacitetet e profesionistëve të shëndetësisë dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve të sigurta, cilësore dhe të bazuara në evidencë mbi abortin e sigurt dhe shëndetin riprodhues.  Në përfundim të takimit, Dr. Enkeleda Prifti u intervistua nga Televizioni Kombëtar RTSH, ku foli mbi çështjet e shëndetit riprodhues dhe ndërprerjen e shtatzënisë, duke theksuar rëndësinë e informimit të saktë dhe shërbimeve të sigurta për gratë.

]]>
THIRRJEJE PËR OFERTË https://acpd.org.al/?p=3299 Wed, 10 Dec 2025 11:23:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3299 Informacion mbi dorëzimin e ofertave

1. Projekti: Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania

2. Objekti i kontratës: Ofrimi i shërbimit të akomodimit

3. Autoriteti Kontraktor: Qendra Shqiptare për Popullsinë dheZhvillimin (ACPD)

4. Afati për aplikim: 20/12/2025 ora 23:59

5. Përshkrimi i shërbimit

Qëllimi i kësaj thirrjeje për ofertë është përzgjedhja e njësubjekti që do të ofrojë shërbimin e akomodimit në kuadër tëprojektit “Strengthening Multi-Agency Local Bodies and Government Institutions to deal with P/CVE and R&R in Albania”, për mbështetjen e zbatimit të aktivitetit OTPB-2.018 – Aktivitet ndërgjegjësues për komunitetin lokalbazuar Planin e Komunikimit, duke përdorur kanale  ndryshmekomunikimi.

Shërbimi i akomodimit do të mbështesë zhvillimin e 13 takimeve, të cilat do të organizohen gjatë periudhës janar – qershor 2026, në bashkitë VlorëPogradecCërrikFier dheKavajë.

Shërbimi parashikon akomodimin e pjesëmarrësve përsecilin takim, sipas kalendarit të aktiviteteve të projektit.

Lista e shërbimeve  kërkuara:

• Ofrimi i akomodimit për pjesëmarrës për secilin nga 13 takimet

• Akomodimi të ofrohet në VlorëPogradecCërrikFierdhe Kavajë, sipas planifikimit të aktiviteteve; 

• Dhoma teke ose dyshe në struktura akomoduese tëlicencuara; 

• Mëngjesi i përfshirë në çmim; 

• Disponueshmëri sipas datave që do të komunikohenparaprakisht nga ACPD. 

6. Kërkesat teknike

• Subjekt juridik i regjistruar dhe i autorizuar për të ofruarshërbime akomodimi në Shqipëri; 

• Përvojë në ofrimin e shërbimeve të akomodimit përinstitucione, organizata ose projekte; 

• Disponueshmëri për ofrimin e akomodimit në një ose mëshumë nga qytetet e kërkuara; 

• Struktura akomoduese të pajisura sipas standardeve në fuqi. 

7. Procedura e aplikimit

Ofertat duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose angleze, me email në adresën info@acpd.org.al ose në kopje fizike nëadresën:

Bul. Gjergj Fishta, Pallati 26, Hyrja 2, Apartamenti 5, Kodi Postar 1001, TiranëShqipëri.

Dokumentet e kërkuara:

• Oferta financiare në ALL, duke specifikuar çmimin përperson/natë; 

• Përshkrim i shkurtër i subjektit dhe përvojës në ofrimin e shërbimeve të akomodimit; 

• Informacion mbi strukturat akomoduese të ofruara dheqytetet ku ofrohet shërbimi. 

8. Kriteret e vlerësimit

Ofertat do të vlerësohen bazuar në kriteret e mëposhtme:

• Plotësimi i kërkesave minimale teknike të përcaktuara nëkëtë thirrje për ofertë; 

• Dorëzimi i një aplikimi të plotë brenda afatit të përcaktuar; 

• Ofrimi i çmimit më të favorshëm ekonomik brenda buxhetittë parashikuar; 

• Disponueshmëria dhe cilësia e shërbimit të akomodimit nëqytetet e kërkuara gjatë periudhës së zbatimit. 

Plotësimi i të gjitha kërkesave minimale është i domosdoshëm, por jo i mjaftueshëm. Përparësi do t’u jepet ofertave që ofrojnëkombinimin më të mirë të cilësisë, disponueshmërisë dhe kostos.

9. Dorëzimi i ofertës

Aplikimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose anglezepranë, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, me email në adresën info@acpd.org.al ose në kopje fizike nëadresën:

Bul. Gjergj Fishta, Pallati 26, Hyrja 2, Apartamenti 5, Kodi Postar 1001, TiranëShqipëri.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar në pikën 4të këtij dokumenti

]]>
Qendra Shqiptare për Popullsisë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetjen e SAAF organizoi një takim me gazetarë të mediave kombëtare. https://acpd.org.al/?p=3277 Tue, 11 Nov 2025 13:48:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3277 Qendra Shqiptare për Popullsisë dhe Zhvillimin (ACPD), me mbështetjen e SAAF organizoi një takim me gazetarë të mediave kombëtare, ku u zhvillua një diskutim i hapur mbi rolin e medias në ofrimin e informacionit korrekt dhe të paanshëm për çështjet e shëndetit dhe të drejtave seksuale e riprodhuese, rëndësinë e qasjes etike dhe të ndjeshme në trajtimin e temave që, vështirësitë që hasin gazetarët në sigurimin e informacionit, si dhe nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi këto çështje.

 Në përfundim të takimit, gazetarët intervistuan Drejtoren Ekzekutive të ACPD, znj. Elona Gjebrea. Ajo theksoi se studimet tregojnë se shumë të rinj përdorin metoda kontraceptive pa këshillimin e mjekut, dhe në disa raste sigurojnë pilula për abortin mjekësor ndërkohë që këto barna ende nuk janë të licencuara në Shqipëri.

Këto çështje u pasqyruan gjerësisht në media, me artikuj të publikuar në gjashtë prej mediave kryesore kombëtare.

]]>
THIRRJE PËR OFERTA TRANSPORTI https://acpd.org.al/?p=3226 Thu, 09 Oct 2025 08:40:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3226 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) shpallthirrjen për oferta transporti në kuadër të projektit:
“Nga Vizioni  Veprim – Përmirësimi i Shërbimeve përFëmijë dhe Familje  Bashkitë Durrës dhe Pustec, i cili po zbatohet në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare Shqipëri.

Detajet e udhëtimit:

• Numri i udhëtarëve: 8 persona

• Destinacioni: Tiranë – Sofie – Tiranë

• Data e nisjes: 15 tetor 2025 (Tiranë – Sofie)

• Data e kthimit: 17 tetor 2025 (Sofie – Tiranë)

Shoferi duhet të qëndrojë  Sofie gjatë gjithë ditëve qëndrimit, për të realizuar transfertat e brendshme në qytet, sidhe transfertën Sofie – Pernik – Sofie.

Të interesuarit ftohen të dërgojnë ofertat e tyre ekonomike derimë 12 tetor 2025, ora 17:00, në adresën e emailit:
📧 info@acpd.org.al
ose pranë zyrave të ACPD: Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot, Bulevardi Gjergj Fishta Nd.26, H.6, Ap.5, Tiranë 1001.

]]>
Konsultimin Virtual për Kontracepsion https://acpd.org.al/?p=3224 Fri, 26 Sep 2025 19:03:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3224 Zbuloni ViK – Konsultimin Virtual për Kontracepsion, një platformë bashkëkohore mësimi online që fuqizon profesionistët e shëndetësisë me njohuri të thelluara dhe të bazuara në evidenca për planifikimin familjar. Kjo nismë synon të mbështesë ofruesit e kujdesit shëndetësor në përditësimin e aftësive të tyre dhe në ofrimin e shërbimeve më të sigurta, gjithëpërfshirëse dhe cilësore për komunitetin.

ViK është zhvilluar nga UNFPA EECA RO dhe Instituti i Evropës Lindore për Shëndetin Riprodhues (EEIRH). Versioni për Shqipërinë është përshtatur në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe UNFPA Albania, dhe do të zbatohet nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”.

Platforma është e dedikuar për profesionistët e kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët e kujdesit parësor, obstetër-gjinekologët, infermierët, mamitë, farmacistët, stomatologët dhe punonjësit socialë. Kurset e saj janë të ndara në module të strukturuara, të cilat janë akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK), duke siguruar standarde të larta profesionale dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm.

✅ Regjistrohuni sot në ViK dhe përfitoni nga një përvojë e plotë e të nxënit online që mund të ndiqet në çdo kohë dhe vend pune. Përmirësoni njohuritë tuaja, rrisni kompetencat profesionale dhe kontribuoni në përmirësimin e kujdesit shëndetësor riprodhues në vend.

📢 Ndani platformën me kolegët dhe rrjetin tuaj profesional, inkurajoni edhe të tjerët të bëhen pjesë e kësaj iniciative të rëndësishme dhe së bashku të promovojmë qasje të informuara, të sigurta dhe gjithëpërfshirëse në planifikimin familjar në Shqipëri. Për më shumë informacion na shkruani në: info@acpd.org.al

]]>
Takimi i mekanizmave te referimit, Vlore 25.07.2025 https://acpd.org.al/?p=3219 Thu, 25 Sep 2025 18:59:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3219 Takimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit 📍Vlorë (MKR) beri bashkë aktorët lokale si koordinatori vendor i dhunës në familje, përfaqësues të bashkisë, policisë, arsimit, shëndetësisë, komunitetit fetar dhe UNFPA.

Diskutimet u përqendruan tek sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës, si dhe në nevojat për ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të MKR.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional, trajnimit praktik për zbatimin e procedurave standarde, forcimit të mbështetjes psikosociale dhe ndërgjegjësimit komunitar për raportimin e dhunës.

Takimi konfirmoi përkushtimin për të forcuar rolin e MKR si një mekanizëm kyç në mbrojtjen dhe riintegrimin e grave dhe fëmijëve të prekur nga dhuna.

Ky aktivitet realizohet nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, QSHPZH, në kuadër të Programit “Reduktimi i Dhunës me Bazë Gjinore dhe praktikave të dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjigjshme Gjinore” i financuar nga Qeveria e Italisë dhe i zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare”.

#CoordInActionGBV

#NoToGBV #ZeroGBV

]]>
FTESË PËR OFERTË PËR BLERJE PRODUKTESH https://acpd.org.al/?p=3217 Mon, 22 Sep 2025 11:32:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3217 Albanian Center for Population and Development (ACPD) fton të gjitha kancelaritë dhe subjektet që ofrojnë materiale kancelarike të shprehin interesin e tyre për furnizimin me artikujt e listuar më poshtë.
Lista e materialeve të kërkuara:
Leter A4
Leter A3
Zarfa strip 23×33 80gr
Zarfa strip 11×23 80gr
Glb zarfa pl. me vrima A4, 40 mic (paketa 100 cope)
Dosje mekanike A4 karton, 7cm kuti blu
Dosje kartoni me llastik
Fila evidenciator Tratto Video e verdhë
Gershere
Kapëse aktesh nr.4, 33mm (100 copë)
Tela makine 24/6
Tabelë e bardhë 60×90 cm me kornizë alumini
Markera për dërrasë 4 ngjyra, 680m, 2.6gr, pako PVC, 4mm
Fshirëse magnetike për tabelë të bardhë
Stilolapsa Triball np 1mm blu
Lapsa
USB Vrb Mymedia 8GB 2.0
Qese plastike
Tonera HP:
HP Color LJ Pro MFP M180n/ M180nw, M181fw – 205A Black
HP Color LJ Pro MFP M180n/ M180nw, M181fw – 205A Cyan
HP Color LJ Pro MFP M180n/ M180nw, M181fw – 205A Yellow
HP Color LJ Pro MFP M180n/ M180nw, M181fw – 205A Magenta
HP 106A LaserJet 107/135/137 – 1k
Korrektor
Prerëse letre
Markera me ngjyra
Ngjitës stik
Bllok shënimesh
Vizore Niji 10 cm
Organizator tavoline
📌 Kancelaritë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre duke derguar e-mail ne financa@acpd.org.al.

]]>
Njoftim per punesim- Menaxher finance https://acpd.org.al/?p=3296 Sun, 10 Aug 2025 11:09:00 +0000 https://acpd.org.al/?p=3296 Pozicioni i punës – Menaxheri Financiar

Vendodhja: Tiranë

Afati i fundit i aplikimit:  E dielë, 24 Gusht 2025

Organizata: Qendra Shqiptare për Populisinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jo-fitimprurëse e drejtuar nga vullnetarë të cilët punojnë për përmirësimin e mirëqënies dhe shëndetit të të gjithë popullsisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, përmes: Advokacisë për  përmirësimin e legjislacionit dhe politikave në fushën e të drejtave dhe shëndetit riprodhues; Ndërgjegjësimit të popullsisë dhe grupeve në rrezik për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe për të drejtat e njeriut; Nxitjes dhe sigurimit të aksesit të barabartë, për informacion cilësor, shërbime, mjete dhe edukim të përballueshëm, në veçanti për të rinjtë dhe grupet vulnerabël.

Përmbledhje

Menaxheri Financiar është përgjegjës për mbajtjen e shërbimeve financiare, të kontabilitetit, administrative dhe të personelit me qëllim për tju përgjigjur kërkesave ligjore dhe për të mbështetur veprimet kryesore të shoqatës.

Menaxheri Financiar raporton tek Drejtori Ekzekutiv dhe është përgjegjës për përgatitjen e deklaratave financiare, mbajtjen e kontrollit të arkës, përgatitjen e payrollit dhe administrimin e personelit, blerjet, mbajtjen e llogarive të pagueshme dhe menazhimin e veprimeve të zyrës.

Përgjegjësitë

  1. Menaxhimi Financiar

Të sigurojë që mbahet sistem financiar i përshtatshëm, dhe që jane kryer  të gjithë procedurat dhe kontrollet.

Të menaxhojë llogaritë bankare, dhe të transferojë paratë ndërmjet zyrës qëndrore dhe degëve.

Të monitorojë cashflow, dhe të sigurojë që janë të disponueshme në bankë fonde të mjaftueshme.

Të bëjë pagesat dhe të marrë fonde sipas procedurave financiare:

Të përgatisë raportet e  kontabilitetit financiar mujor në fund të cdo muaji, dhe ti paraqesë ato tek Drejtori Ekzekutiv deri në javën e dytë të muajit në vijim.

Të përgatisë Raporte Financiare për takimet e Bordit.

Të monitorojë   situatën financiare, dhe të përgatisë tabela për fondet në fund të çdo muaji.

Drejton auditime direkte që përfshijnë rishikimin e kontabilitetit dhe kontrolle administrative.

Përgatit buxhetet dhe llogaritë për donatorët, sic kërkohet. Ofron çdo informacion financiar, siç kërkohet, dhe i përgjigjet çdo pyetjeje në lidhje me financën.

Asiston në ndërrmarjen e çdo auditimi.

I ofron mbështetje stafit, dhe punon bashkërisht me ta për të siguruar që informacioni financiar është i detajuar dhe i përditësuar.

Kontrollon librin e arkës, dhe siguron që kontabiliteti dhe kodimi janë të detajuar.

Vazhdon të zhvillojë përmirësime në sistemin financiar, siç nevojitet.

Mbledh dhe ekzaminon dokumenta mbështetëse.

Siguron që dokumentat dhe firmat janë të vlefshme.

Përgatit mandat pagesa dhe merr mandat pagesa.

Mban registrin e paradhënieve, pagave, huave dhe likuiditeteve.

Përgatit pagesat mujore.

Përgatit çeqet/ urdhrat e pagesës dhe siguron shpërndarjen e duhur të tyre.

  1. Menaxhimi i automjeteve

Siguron që zyra ka automjetet e përshtatshme sipas nevojave.

Ofron karburant për automjetin nëpërmjet sistemit të Vouçerave.

Vendos automjetin në dispozicion për udhëtime (duke u siguruar që stafi merret dhe transportohet në mënyrën më efiçente të mundshme).

Siguron që marrëveshja me ofruesin e karburantit janë të vlefshme, e drejtë.

Përgatit raporte mujore të automjetit/ karburantit.

  1. Administrative

Menaxhon blerjen, shpërndarjen, përdorimin dhe riparimin e të gjitha pajisjeve të zyrës ( psh kompjuterave dhe fotokopjes)

Siguron që të gjithë kompjuterat kanë software të përshtatshëm.

Siguron që procedurat e sigurisë janë zbatuar.

Siguron që ka akomodim dhe pasjisje për zyrën dhe nevojat rezidenciale dhe që ka një kontratë qeraje të vlefshme.

Mbikqyr të gjitha dosjet dhe shkresat  administrative dhe arkivën.

Siguron që shumica e angazhimeve financiare me palët e tjera mbulohet nga një marrëveshje e shkruar ligjore.

Ofron mbështetje për zyrën në të gjitha çështjet administrative.

  1. Logjistika

Organizon blerjen dhe shpërndarjen e mallrave për të mbështetur zyrën dhe punën e saj.

Merr dhe shpërndan mallra në mënyrë profesionale (numëron mallrat dhe sigurohet që lista është e kompletuar).

Siguron që listat e inventarëve janë në rregull. (shënime shpërndarjeje, letra inventaresh).

I ofron mbështetje zyrës për të gjitha çështjet logjistike.

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara

Diplomë Universitare në:

  1. Kontabilitet dhe financë
  2. Biznes/ menaxhim
  3. Ekonomiks
  4. Matematikë/ statistikë.

Një Kurs Pasuniversitar mund të jetë i dobishëm, por jo i detyrueshëm.

Njohuritë:

Ajo/ Ai duket të kenë njohuri në këto fusha:

  1. Program kontabiliteti kompjuterik
  2. Llogaritë ë pagueshme dhe të arkëtueshme
  3. Sistemet e pagave dhe raportimi
  4. Përgatitja e deklaratave financiare dhe procedurave
  5. Përgatitja e raporteve financiare
  6. Aftësi kompjuterike përfshi aftësi analitike për të punuar në kompjuter dhe zgjidhje e problemeve me kontabilitetin.

Atribute Personale:

Ajo/ Ai duhet të ruajnë konfidencialitetin në kryerjen e detyrave të Financierit dhe duhet të demonstrojnë atributet personale që vijojnë:

Të jetë i/e ndershëm dhe i/e besueshëm

Të jetë i respektueshëm

Të ketë ndjeshmëri dhe ndërgjegje kulturore

Të jetë fleksibël

Të tregojë etikë pune të mirë. Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët mund të dërgojnë aplikimet e tyre dhe një CV në adresen e emailit: info@acpd.org.al, ose dorazi në adresën “Bulevardi Gjegj Fishta, Nd.26, H.6, Ap.5, 1001,” Tiranë deri ditën e Dielë, 24 Gusht 2025.

]]>