Forcimi i mekanizmave të përgatitjes dhe përgjigjes kombëtare në ofrimin e shërbimeve të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në kushtet e emergjencave dhe krizave humanitare me fokus Covid-19
Komentet te Forcimi i mekanizmave të përgatitjes dhe përgjigjes kombëtare në ofrimin e shërbimeve të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues në kushtet e emergjencave dhe krizave humanitare me fokus Covid-19 Janë të Mbyllura Te rejat

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZh) me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri (UNFPA) dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe koordinimin me Operatorin e Shërbimeve të Kujdsit Shëndetësor ka kryer 20 trajnime me 350 ofrues të kujdesit shëndetësor për Paketën Minimale Fillestare të Shërbimeve (MISP) në kushtet e COVID- 19. Këto sesione trajnimi synonin përmirësimin e njohurive dhe aftësive të ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe rekomandimet kryesore konsistojnë në nevojën për të pasur një informacion të standardizuar në nivelin kombëtar dhe zgjerimin e njohurive të kolegëve të tjerë që nuk ishin pjesë e trajnimeve.

QShPZh dhe dy ekspertë të shëndetit publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me Operatorin Kombëtar të Kujdesit Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik kanë hartuar udhëzimet e përgjithshme për sigurimin e shërbimeve të Shëndetit Seksual Riprodhues në kohën e Covid- 19 si pjesë e Paketës së Kujdesit Shëndetësor Parësor. QShPZh dhe palët kryesore të interesit kanë avokuar përmes konsultimeve, takimeve dhe fushatave advokuese në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për institucionalizimin e këtij udhëzimi të miratuar në 28 Tetor 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Një nga rekomandimet e përfshira në dokument është përfshirja e telemjekësisë në kujdesin shëndetësor parësor. Në përputhje me këto udhëzime, 36 procedura klinike; 412 postera dhe l5, 000 fletëpalosje u prodhuan si materiale shtesë për të mbështetur ofruesit e kujdesit shëndetësor për ofrimin dhe menaxhim më të mirë dhe të standardizuar të rasteve, të cilat u shpërndanë përmes takimeve me qëllim prezantimin dhe shpjegimin e përdorimit dhe rëndësisë së këtyre materialeve IEK në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fushë Krujë.

Një takim përmbyllës me aktorët kryesorë të angazhuar në të gjithë projektin dhe me praninë e profesionistëve të kujdesit shëndetësor u krye për të adresuar të gjitha rekomandimet ndër të cilat ishte roli i mediave në rritjen e ndërgjegjësimit dhe arritjen e popullatës me mesazhet e duhura.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian