Vlerësimi i cilësisë së përdorimit të Shërbimeve të Planifikimit Familjar në Shqipëri
Komentet te Vlerësimi i cilësisë së përdorimit të Shërbimeve të Planifikimit Familjar në Shqipëri Janë të Mbyllura Te rejat

Në vitin 2020 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QShPZ) me mbështetjen e Federatës Ndërkmbëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) kreu një studim “Vlerësimi i Cilësisë së përdorimit të Shërbimeve të Planifikimit Familjar në Shqipëri” për të përftuar të dhëna të përmbledhura në një raport përfundimtar që përfshin gjetjet, rekomandimet, boshllëqet dhe sfidat e programeve dhe shërbimeve të Planifikimit Familjar (PF) në Shqipëri. Raporti përfundimtar nxjerr përfundime në lidhje me gjendjen e programit kombëtar të PF, pikat e forta të programit PF që duhet të shkallëzohen si dhe ato ku nevojiten ndërhyrje.

Këto gjetje të studimit u prezantuan më 28 Korrik, 2020 në një takim teknik të zhvilluar me pjesëmarrjen e 30 personave në një mënyrë të kombinuar në hapësirën e hapur të tarracës dhe në internet përmes platformës Zoom. Përfaqësuesit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MShMS), Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), përfaqësues nga Komiteti Seksual dhe Riprodhues, përfaqësues të OJQ-ve, ofrues të kujdesit shëndetësor dhe të rinj u njohën me gjetjet e këtij vlerësimi dhe ndanë rekomandime për përmirësime në të ardhmen.

Një plan strategjik për të ndikuar dhe drejtuar veprimet e vendimmarrësve në nivelin lokal dhe kombëtar u zhvillua në tetor-nëntor nga dy ekspertë me përvojë në hartimin dhe zbatimin e programeve të PF. Plani strategjik u prezantua dhe u konsultua në një takim teknik dy-ditor të mbajtur në dhjetor me pjesëmarrjen e 18 personave (përfaqësues nga MShMS; përfaqësues nga Operatori i Kujdesit Shëndetësor; Instituti i Shëndetit Publik; NESMARK; përfaqësues nga OJQ të tilla si Aksion Plus, Stop AIDS , Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (AWEN); Shoqata e Komunitetit Shqiptar (ACA); Rrjeti i Monitorimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore). Në këtë takim u mblodhën reagimet, komentet dhe rekomandimet për të përcaktuar ndërhyrjet; rezultatet për të përmirësuar situatën e programeve dhe sigurimin e kontracepsionit në Shqipëri.

Studimi dhe plani strategjik për kontracepsionin të dy mjetet ofrojnë evidenca për të informuar ndryshimet e politikave të cilat mund të përmirësojnë aksesin në shërbime cilësore të PF për gratë, vajzat dhe çiftet.

Bazuar në rekomandimet nga vlerësimi i nevojave dhe plani strategjik për kontracepsionin u arrit azhurnimi i protokollit të Planifikimit Familjar që konsiston në udhëzime specifike për ofruesit e kujdesit shëndetësor për t’u siguruar atyre njohuri dhe aftësi të azhurnuara gjatë ofrimit të PF dhe të shërbejnë pa stigmatizim dhe diskriminim për popullatën më të pafavorizuar.

Një intervistë televizive e transmetuar në një kanal televiziv kombëtar me një mbulim të gjerë, Top Channel u zhvillua me Drejtorin Ekzekutiv të QShPZh për Planifikimin Familjar në Shqipëri. Kronika e shkurtër paraqiti arsyet e përdorimit të ulët të kontracepsionit në Shqipëri, duke iu referuar studimit të QShPZh mbi kontracepsionin dhe një thirrje për prioritizimin e Shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues dhe kontracepsionit në axhendën politike, veçanërisht gjatë pandemisë dhe emergjencave iu drejtua MShMS.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian