Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Mars)
Komentet te Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Mars) Janë të Mbyllura Te rejat

Dita Ndërkombëtare e Gruas (8 Mars) është një kohë për të festuar arritjet e pabesueshme të grave të patrembura në të gjithë botën. Sot (dhe çdo ditë) ne jemi të nderuar të nxjerrim në pah pasionin dhe angazhimin e vazhdueshëm të mjekëve, infermierëve, edukatorëve të bashkëmoshatarëve, aktivistëve dhe vullnetarëve që i kushtojnë përpjekjet e tyre për të çuar përpara shëndetin dhe të drejtat riprodhuese dhe seksuale në Shqipwri.

Këtë vit, më 8 Mars 2021, QShPZh përmes një fushate në median sociale mbështet të drejtat e grave në Shqipëri për të siguruar qasje në shërbimet e shëndetit riprodhues dhe seksual veçanërisht gjatë pandemisë së COVID – 19.

Gjithashtu, QShPZh i është bashkuar fushatës të nërmarrë nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF) për të mbështetur gratë polake për të drejtat e plota të grave, të drejtën për ndërprerjen e sigurtë të shtatzënisë, të drejtën për edukim seksual, të drejtën për dinjitet dhe të drejtën për tu respektuar.

1500 persona janë arritur nga fushata në media sociale me mesazhet kyçe “Mbështetje për gratë dhe vajzat për qasje në shërbimet e Shëndetit Riprodhues dhe Seksual gjatë COVID – 19”; “Qëndrojme të gjitha të bashkuara për tu solidarizuar me Gratë Polake!” E drejta për shërbime të shëndetit riprodhues është një e drejtë njerëzore!

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian