Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike
Komentet te Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike Janë të Mbyllura SOS

Projekti: “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike”.

 

Periudha :2020  –  2022

 

Qëllimi:Rritja e kapaciteteve dhe fuqizimi i 60 të rinjve të grup moshës 16-29,të rinj pjesë e familjeve në vështirësi social-ekonomike,  të rinj me prindër të papunë ,  të rinj që vijnë nga familje me një prind,të rinj pa kujdes prinderor dhe të larguar nga institucionet e kujdesit alternativ.

Të dhënat e fundit te Organizates Ndërkombëtare te Punës -ILO (2018) tregojnë se Shqipëria renditet e para në Evropë për papunësinë e të rinjve. Statistikat tregojne se 23.5% e popullsisë në qytetin e Vlorës, kryesisht të rinj, figurojnë të papunë, një e dhënë kjo me tendenc në rritje.

Situata është veçanërisht më e vështirë për të rinjt  që ndodhen në kushte të vështira social-ekonomike.

Synimi kryesor i projektit eshte rritja e mundësive të punësimit të të rinjve nëpërmjet rritjes së njohurive, këshillim drejtpunësimit dhe lidhjen e të rinjve me mundësitë që ofron tregu i punës. Këto hapa do të mbështesin të rinjtë në përmirësimin e aftësive performuese,aftësitë sociale dhe ndërpersonale që i mundësojnë individit të meret në mënyrë sa me efektive me kërkesat dhe sfidat në vendin e punës dhe jetën e përditshme, rritja e vetëvlerësimit.

Për arritjen e qëllimit të projektit do të ndërmerren këto nisma:

  1. Vlerësimi i nevojave individuale të secilit pjesëmarrës, hartimi i planit individual të zhvillimit shoqëruar me mbështetje psiko-sociale.
  2. Mbajtja e 12 seancave trajnuese për 60 të rinj përfitues, nga të cilët 40% do të jenë përfituese femra.Seancat trajnuese përbëhen nga 2 Module.

Moduli-1ështëAftësi për Jetën dhe përfshin:aftësitë ndërpersonale, komunikimi efektiv,faktorët që ndikojne në sukses, barazia gjinore, vendosja dhe arritja e qëllimeve, menaxhimi i konflikteve dhe zgjidhja e problemeve, njohuri financiare.

Moduli-2 është Punësueshmëria dhe përfshin  Job Skills: teknikat për kërkimin e vëndit të punës, pasqyrimi personal i pikave të forta dhe aftësive të punës, përshtypja e mire në vendin e punës, menaxhimi i kohës në mënyrë efektive, parashikimi i sfidave dhe gjetja e zgjidhjeve, etika, të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës.

Nënshkrimi i të paktën i 5 marrëveshjeve me kompanitë dhe bizneset private që ofrojnë punësim. Do të sigurohet ndërmjetësimi për punësimin e të rinjve që mbarojnë trajnimet, kurset dhe praktikat profesionale te mbeshtetura nga ky projekt.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian