Perspektiva që mundësojnë punësimin e të rinjve
Komentet te Perspektiva që mundësojnë punësimin e të rinjve Janë të Mbyllura Te rejat

Nertila është një nga 80 të rinjtë e regjistruar tek projekti “YEEP Vlora” – “Perspektiva që mundësojnë punësimin e të rinjve.”

Ajo prej 4 Muajsh është pjesë aktive e projektit, duke ndjekur takime dhe këshillime të vazhdueshme për të gjetur mundësi të reja dhe të qëndrueshme punësimi.

Pas ndjekjes së trajnimit 12- ditor, Nertila është angazhuar në ndjekjen e kursit Profesional pranë Qendrës së formimit profesional Vlorë. Me ndërmjetësimin e projektit “YEEP” ajo është e punësuar në një nga bizneset e qytetit të Vlorës ku ajo punon si ndihmës Kuzhiniere.

Siç dhe ajo shprehet: “Ftoj të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e projektit YEEP, pasi është një ndihmë për të ardhmen tuaj, për të gjetur një punë sa më të mirë.”

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian