ZYRA RAJONALE VLORE E QENDRES BURIMORE PER SHOQERINE CIVILE MBESHTET FORUMIN CIVIL SELENICE NE NISMEN E ADVOKIMIT PER NDERTIMIN E KENDIT TE LOJRAVE PER FEMIJE
Komentet te ZYRA RAJONALE VLORE E QENDRES BURIMORE PER SHOQERINE CIVILE MBESHTET FORUMIN CIVIL SELENICE NE NISMEN E ADVOKIMIT PER NDERTIMIN E KENDIT TE LOJRAVE PER FEMIJE Janë të Mbyllura Te rejat

Që prej janarit 2019, Partnerët Shqipëri në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA) po zbatojnë projektin për Qendrën Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian. Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile është një platformë mbështetëse për shoqërinë civile në nivel lokal dhe kombëtar në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të saj, dialogut të politikave dhe përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues. Për një mbulim sa më të gjerë territorial në nivel kombëtar në ofrimin e shërbimeve dhe me aktiviteteve të Qendrës Kombëtare Burimore janë ngritur edhe dy zyra rajonale burimore në Shkodër dhe Vlorë të cilat koordinohen me zyrën qendrore në Tiranë.

Në takimin e datës 15 korrik 2020, të organizuar nga Zyra Rajonale e Qendrës Burimore Vlorë, me banorë të Selenices si dhe anëtarë të Forumit Civil të Selenices (i rregjistruar si OJF më korrik 2018 me mbështetjen e Qëndrës Rinore Vlore), koordinatorja rajonale e kësaj zyre, ka nxitur anëtaret e Forumit të përshihen me shumë në nisma qytetare për përmirësimin e cilësise së jetës në komunitetin ku ata banojne. Pjesëmarresit janë nxitur të diskutojnë mbi cështje prioritare që shqetësojnë banorët e kësaj Bashkie dhe që mund të adresohen nga Bashkia Selenicë. Pas një sërë problematikash të pranishmit janë fokusuar te mungesa prej vitesh e një parku të lojrave për fëmijët në qytetin Selenice. Me pas grupi nismëtar ka identifikuar edhe dy hapësira publike të mundshme prej afro 500 m2  që mund të shërbejne shumë mirë si hapësira shplodhëse për nënat, të moshuarit dhe argëtuese për fëmijët. Këto kënde lojrash jane një domosdoshmëri edhe sepse do të perdoren edhe nga femijë të tjerë të Selenicës të cilet nuk kanë asnjë hapësire argëtuese apo sportive.

Zyra Rajonale Vlorë e Qendrës Burimore ka lehtësuar kete fushatë advokacie duke e ndihmuar grupin nismëtar përgjatë gjithë procesit; duke i ofruar asistence për hartimin e peticionit, mbledhjen e firmave, duke ofruar trainime online mbi organizimin e fushatave të sukseshme të advokacisë , sesione informimi online lidhur me bazën ligjore ku mbështetet peticion (Ligji 139/2015 për vetqeverisjen vendore si dhe me rregulloren e re për paraqitjen edhe shqyrtimin e peticioneve dhe iniciativave qytetare)  si dhe suport lidhur me procedurat dhe  komunikimet zyrtare për adresimin e problemit. Si rezultat i nje pune tremujore, me datën 13 shtator peticioni i firmosur nga grupi nismëtar i parashtruesve së bashku me listën me 60 emra dhe firma të prinderve te femijëve është dorëzuar në Këshillin Bashkiak te Selenices si dhe në Bashkine Selenice. Me 13 Tetor, përfaqësues të Forumit civil Selenice janë thirrur nga kryetari i Bashkise Selenicë në një takim ku kanë diskutuar nga afër për rëndësine e ndërtimit të këndeve të lojrave për femijet dhe komunitetin. Në muajin dhjetor 2020 grupi nismetar është njoftuar nga Bashkia se kanë buxhetuar për tu realizuar gjatë vitit 2021 ndërtimin e njerit prej këndeve të lojrave dhe një fushë sporti për basketboll dhe volejboll.

Falë mbështetjes së zyrës rajonale të NRC në Vlorë, kjo fitore advokacie ka inkurajuar vecanërisht të rinjtë anëtare të Forumit Civil të Selenicës dhe ka rritur besimin se duke ngritur zërin ata vetë mund të bëhen pjesë e vendimarrjes vendore dhe mund të sjellin ndryshime të rëndësishme për komunitetin e tyre.

https://www.facebook.com/fcselenice/posts/3684154828313459

 

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian