Krerë të komuniteteve fetare në Vlorë, për herë të parë, ulen se bashku për të gjetur zgjidhje kundër dhunës me bazë gjinore
Komentet te Krerë të komuniteteve fetare në Vlorë, për herë të parë, ulen se bashku për të gjetur zgjidhje kundër dhunës me bazë gjinore Janë të Mbyllura Te rejat

Në kuadër të 16 ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Qendra Aulona në Vlorë, dege e ACPD, organizoi një Tryezë të Rrumbullakët, me 25 Nëntor, me  mbështetjen e UNFPA Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara, “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNFPA, UNDP dhe UN Women në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

Kjo tryezë mblodhi për herë të parë së bashku drejtuesit e të  gjitha komuniteteve fetare të rrethit të Vlores (Myftiu i rrethit Vlorë Z. Armand Asllani,  Administrator Apostolik i Shqipërise së Jugut për Kishën Katolike Imzot Giovanni Peragine, Prifti i kishës Orthodhokse Vlorë Z. Kostandin Prifti, pastori i Kishës Baptiste Vlore Z. Kirk King,  Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pastor Juljan Muhameti nga Kisha Ungjillore dhe drejtues ë kishës së Krishtit Vlore Z. Eduart Hoxha) , të cilët duke kapërcyer diversitetin e doktrinave fetare, ranë dakort për të dënuar njëzëri dhunën ndaj grave dhe vajzave dhe për të gjetur zgjidhje për këtë problem midis tyre.

Dëgjo, Beso, Mbështet viktimat/të mbijetuarat e dhunës- ishte tema e fushatës së këtij viti. Pjesëmarresit janë ftuar nga Menaxherja e Qendrës Aulona Znj. Mone (njëherësh edhe ideatore e këtij Forumi) të japin sugjerimet dhe opinionet e tyre mbi parandalimin e dhunës ndaj grave dhe si të mund të ndihmojnë më mirë viktimat dhe ti japin fund pandemisë së heshtjes.  Edhe pse Dhuna me bazë gjinore është konsideruar shpesh si cështje familjare, ajo mbart një kosto të rende jo vetëm për familjen por edhe për shoqerinë dhe shtetin. Pjesëmarresit ndanë përvojat e tyre dhe ofruan sugjerime sesi mund të rrisin ndikimin duke punuar me grupet të tilla si: gratë dhe vajzat, të rinjtë dhe vecanërisht me burrat dhe djemtë për ti kthyer nga shkaktarë të dhunës në pjesë të zgjidhjes.

Në fund të diskutimeve pjesëmarrësit dhanë mesazhe drejtuar komuniteteve të tyre respektive dhe ranë dakort për të nënshkruar një Deklaratë të përbashkët të përbërë nga këto pika:

  • Dhuna ndaj grave dhe vajzave është mëkat i rëndë dhe i dënueshëm, është shkelje e të drejtave të njeriut dhe larg vizionit që Zoti ka për familjen.
  • Jemi të hapur të bëhemi pjesë e Mekanizmit të Referimit të Rasteve të Dhunës në nivel lokal, (sipas ligjit pjesë e tij duhet të jetë edhe shoqëria civile) për tu ardhur me mirë në ndihmë viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.
  • Jemi të hapur të bashkëpunojme me institucionet shtetërore dhe sektorin e OJFve përmes nismave ndërkomunitare apo projekteve të përbashkëta për të trainuar dhe edukuar audiencat/komunitetet tona respektive në funksion të forcimit të vlerave të familjes, për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave si dhe për të përmirësuar punën dhe shërbimet e ofruara ndaj viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje.

Ky event pati një jehonë të gjerë jo vetëm në rrjetet sociale por edhe ne TV lokal dhe kombëtar te tilla si : 6+1Vlora TV, One TV, Shqiptarja.com, Fax News, dhe Report TV si në link me poshte:

6+1 VloraTV- https://www.youtube.com/watch?v=YYbF_Ps1MX4&t=12s

Shqiptarja.com- https://shqiptarja.com/video/degjo-beso-mbeshtet-perfaqesuesit-e-komuniteteve-fetare-ne-shqiperi-bashke-kunder-dhunes-ndaj-grave?fbclid=IwAR0Z1xEEguUQTmy2D1BnkQdRnU2wTjw7IBbfg6HLaglpNqHJgrOOBuFfvOs

One TV – https://www.youtube.com/watch?v=ksrXnOovVYw

Report TV- https://www.youtube.com/watch?v=WVxzOBG9hK0

Fax News – https://www.youtube.com/watch?v=ObTj4nQQYPc

 

Dy spote publicitare janë prodhuar me mesazhe nga 7 drejtues të komuniteteve fetare të Bashkisë Vlorë duke bërë apel për të respektuar gratë dhe vajzat, si të krijuara nga Zoti në mënyrë të barabartë me burrin, duke dënuar dhunën e cdo forme si të gabuar, si  një faktor që përkeqëson marrëdheniet dhe që nuk duhet konsideruar asnjëhere si zgjidhje e problemeve.

“Dhuna ndaj grave është një akt barbar”- tha peshkopi Giovani Peragine. O burrë kujto! Nëse lëndon gruan që do lëndon edhe veten!

Ndërsa myftiu Asllani: “Kini frikë Zotin në dy krijesa të brishta; gratë dhe jetimët”

Njeri nga spotet është përdorur në Ekranin e madh të reklamave në qendër të qytetit, në Skele, dhe është transmetuar për 15 dite gjatë fushates si në linkun e meposhtem:

https://www.youtube.com/watch?v=U8YRSnwMuY8

Spoti i dytë me intervista të drejtuesve fetarë është transmetuar  në mediat sociale të Qendres Aulona, ACPD dhe u shpërnda nga shumë dashamirëdhe bashkëpunëtore dhe pati rreth 9000 shikime. Ky spot është transmetuar edhe ne TV rajonal TV 6+1 VloraTv përgjate 16 ditëve të fushatës si në linkun më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&feature=youtu.be&v=AFsp82m4nEY&fbclid=IwAR1GF4tZDL-mAhiQWxTFeP66t0bCJvA2KKUmUdAqnBIKJ_0eN1djqxB9Cag

FOTOT E AKTIVITETIT

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian