Rritet roli dhe vizibiliteti i OSHCve Vlorë në vendimarrjen lokale përmes asistences së ofruar nga Qendra Rajonale Burimore për Shoqërine Civile Vlorë
Komentet te Rritet roli dhe vizibiliteti i OSHCve Vlorë në vendimarrjen lokale përmes asistences së ofruar nga Qendra Rajonale Burimore për Shoqërine Civile Vlorë Janë të Mbyllura Te rejat

Gjatë muajit qershor, Zyra Rajonale e Qendrës Burimore për Shoqërine Civile Vlorë ka punuar intensivisht me një grup prej 11 OSHC të qytetit të Vlorës, nismëtare të aksionit të përbashkët për ta shpëtuar Pyllin e Sodës nga degradimi, duke lehtësuar takimet e tyre me zyrtarët lokalë, si dhe duke ofruar trainime, këshilla dhe informacion mbi kuadrin ligjor. Si rezultat grupi i OSHCve Vlorë ka dorëzuar në fillim të muajit Korrik 2020 peticionin per mbrojtjen e Pyllit të Sodës, kryetarit të Bashkisë Vlorë, Këshillit Bashkiak Vlorë, Prefektit të Qarkut Vlorë, Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Tiranë, Këshillit të Qarkut Vlorë, si dhe për dijeni tek të gjithë anëtarët e Komitetit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë.  Në përgjigje të peticionit, grupi i OSHCve nismetare është ftuar të marrë pjesë në mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë, në takimin me  Prefektin e Qarkut Vlorë, në mbledhjen e Komisionit të Peticioneve të Këshillit Bashkiak Vlorë, në takimin me nënkryetarin e Bashkisë, si dhe në mbledhjen e Keshillit Bashkiak Vlorë të datës 5 gusht.

Si rezultat tre çështjet e ngritura në peticion janë bërë pjese e rekomandimeve të përcjella Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM nga Komiteti i Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë – Nartë, po ashtu edhe këshilltaret dhe kryetari i Bashkisë shprehën ndjeshmëri dhe mbështetje për rehabilitimin sa më të shpejtë të Pyllit të Sodës duke vlerësuar edhe kontributin e sektorit të shoqërisë civile.

Si rezultat i kësaj fushate advokacie të sektorit të OSHC Vlorë, në përgjigje të pikës së parë të peticionit me 6 gusht, Bashkia Vlorë filloi punën intensivisht për heqjen e pemëve gati për tu rrëzuar që përbënin rrezik për jetën e qytetarëve. Grupi i OSHCve nismëtare do të vazhdojë advokacinë dhe lobimin deri në përmbushjen e të gjitha pikave të peticionit.

E gjithë kjo përvojë e deritanishme ndihmoi për forcimin e marrëdhenieve midis OSHCve pjesëmarrëse, për rritjen e kapaciteteve të tyre advokuese e lobuese dhe po ashtu bëri që të rritet vizibiliteti i Qendrës Burimore për Shoqërine Civile Vlorë dhe i grupit të OJF të përshira, si aktorë të rëndësishëm të aftë që përmes  advokacisë të sjellin ndryshime pozitive edhe në vendimarrjen lokale.

Organizatat  që janë përfshirë në këtë nismë janë: Qendra Rinore Vlorë, Cerci, Edukim për të Ardhmen, Gjelbërimi 2000, Legaambiente Albania,  Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror, Qendra Aulona, Qendra për Zhvillim dhe Promovim Social, Qendra Vatra, Shpresë per Ne dhe Vajzat Udhëheqëse të Shqiperise.

Projekti Qendra Kombetare Burimore per Shoqerine Civile, eshte nje nisme e financuar nga Bashkimi Europian qysh prej Janarit te vitit 2019, nga Partneret Shqiperi ne partneritet me Qendren Shqiptare per Popullsine dhe Zhvillimin (ACPD) dhe Levizjen Europiane Shqiperi (EMA).

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian