“Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike”
Komentet te “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike” Janë të Mbyllura Te rejat

Gjatë takimit të parë të Forumit Rinor mbi çështjet e Punësimit,  të ngritur në kuadër të zbatimit të projektit 2 vjecar : “Rritja e mundësive për integrim në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në vështirësi ekonomike” YEEP VLORA, financuar  nga Ministria Federale Gjermane per Bashkepunim dhe Zhvillim Ekonomik dhe SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi.

Të rinjt e përzgjedhur si antare të ketij forumi ndan sfidat e tyre gjatë eksperiencave të punesimit.  Sfida të tilla si: nepotizmi ne punesim (ndikim ne punesimin e njerzve të afert brënda të njejtit institucion), informaliteti mos deklarimi i punonjësve, punë e papaguar  jashtë orarit, mungesa e korrekteses në pagesa, mungesa e komunikimit nga ana e epërorve, proçese pune të shoqëruara me dëm në shëndet.

Në fund u theksua roli i sendikatave të punëmarrësve në mbështetjen dhe adresimin e  problematikave të referuara nga ana e punëmarresve të rinj. U orjentuan të rinj që në  çdo  vend pune që angazhohen, të kërkojnë vazhdimisht informacion mbi mundësit e organizimit për të mbrojtur të drejtat e tyre.

 Aktivizimi dhe organizimi konform ligjit sjell ndryshimin !

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian