Njoftim për punësim
Komentet te Njoftim për punësim Janë të Mbyllura Te rejat

Vendi i punës: Koordinator/e për projektin “ Të rrisim mundësitë për integrimin në tregun e punës të të rinjve dhe familjeve në nevojë- YEEP Vlora”

Vendodhja:  Vlorë

Afati i fundit i aplikimit: 26 Maj 2020

Organizata:   Qendra Shqiptare për Populisinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jo-fitimprurëse e drejtuar nga vullnetarë të cilët punojnë për përmirësimin e mirëqënies dhe shëndetit të të gjithë popullsisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, përmes: Advokacisë për  përmirësimin e legjislacionit dhe politikave në fushën e të drejtave dhe shëndetit riprodhues; Ndërgjegjësimit të popullsisë dhe grupeve në rrezik për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe për të drejtat e njeriut; Nxitjes dhe sigurimit të aksesit të barabartë, për informacion cilësor, shërbime, mjete dhe edukim të përballueshëm, në veçanti për të rinjtë dhe grupet vulnerabël.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Koordinatori/Koordinatorja e projektit do të jetë përgjegjës/e për zbatimin e projektit duke u siguruar se gjithshka zbatohet në përputhje me kalendarin e aktiviteteve, buxhetin dhe në bashkëpunim sinergjik me të gjithë bashkëpunëtorët dhe përfituesit e projektit.

Ai/Ajo do të jetë pergjegjës për realizimin e objektivave të projektit brenda afateve të paracaktuara.  Koordinatori/Koordinatorja e projektit do të jetë përgjegjes/e për të raportuar sa herë kërkohet nga donatorit si dhe tek SOS CV AL në Tirane cdo muaj në anglisht.  Ai/Ajo do të mbikqyrë gjithashtu punën e këshillueses personale/ punonjëses psikosociale që do të angazhohet në kuadër të këtij projekti part time.

Ai/Ajo do të shërbejë gjithashtu për mbajtjen e llogarive të shpenzimeve të projektit duke raportuar për këto tek financierja e ACPD cdo muaj.

Kualifikimet dhe Aftësitë e kërkuara

Arsim i larte mundësisht për menaxhim biznesi, shkenca sociale

Experienca në menaxhim projektesh me donatorë të huaj.

Nivel i lartë i përdorimit të gjuhës angleze (fluent me shkrim dhe me gojë) si gjuhë pune për raportime.

Aftësia për të punuar në skuadër, për të bashkëpunuar me insitucionet shtetërore dhe bizneset private.

Eksperienca në menaxhimin e projekteve sociale dhe puna me të rinjtë do të jetë një avantazh.

Njohuri të larta në përdorimin e kompjuterit të Paketës Office (MS Word, Excel, Powerpoint etj.) i/e aftë të bëjë kërkime në internet.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët mund të dërgojnë aplikimet e tyre (CV dhe letër motivimi) në adresen e emailit: aulona.center@gmail.com

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian