ÇFARË DUHET TË DINI MBI SHTATZËNINË DHE COVID-19?
Komentet te ÇFARË DUHET TË DINI MBI SHTATZËNINË DHE COVID-19? Janë të Mbyllura Te rejat

Të qenit shtatzënë shpesh është e mbushur me shumë emocione, por një shtatzëni gjatë shpërthimit aktual të koronavirusit (COVID-19) mund të nënkuptojë se frika, ankthi dhe pasiguria rreth shëndetit tuaj dhe shëndeti i foshnjës tuaj të pa lindur ju ka mbërthyer. Kuptohet, ju mund të keni shumë pyetje, kështu që për t’ju ndihmuar t’i përgjigjeni disa prej këtyre ne kemi bashkuar udhëzimet e mëposhtme mbi shtatzëninë dhe COVID-19.

Të gjitha gratë shtatzëna, përfshirë ato të konfirmuar ose të dyshuar më infeksionin COVID-19, kanë të drejtën e një kujdesi me cilësi të lartë para, gjatë dhe pas lindjes. Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me shëndetin tuja apo kërkesat për kujdes shëndetësor, ne ju rekomandojmë të flisni me mjekun tuaj ose profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor, sipas rastit.

Unë jam shtatzënë – a kam rrezik më të lartë për tu prekur nga COVID-19?

COVID-19 është një virus i ri dhe ka ende shumë për të mësuar rreth tij. Hulumtimet aktuale janë duke u zhvilluar për ndikimin e COVID-19 tek gratë shtatzëna, kështu që të dhënat në dispozicion janë të kufizuara, por aktualisht nuk ka asnjë provë që sugjeron se grat shtatzëna kanë një rrezik më të lartë të të prekurit nga COVID-19 ose janë në një rrezik më të lartë të sëmundjes më të rënda.

Sidoqoftë, për shkak të ndryshimeve në trupin e tyre dhe sistemit imunitar, dihet që personat shtatzënë mund të ndikohen rëndë nga infeksionet e frymëmarrjes. Prandaj këshillohet të merrni të gjitha masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe të informoni ofruesin e kujdesit shëndetësor nëse keni simptoma të mundshme siç janë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Si mund ta mbroj veten ndaj COVID-19?

Është e rëndësishme të merrni të gjitha masat paraprake të rekomanduara nga qeveria juaj dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për të shmangur infeksionin COVID-19.

Ju mund të ndihmoni të mbroni veten dhe të tjerët duke:

  • Distancimi social – sa më pak njerëz të kontaktoni, aq më pak të ngjarë të ekspozoheni ndaj COVID-19
  • Shmangia e zonave të mbipopulluara nga njerëzit – nëse duhet të shkoni në vende publike, qëndroni të paktën dy metra larg nga personat e tjerë
  • Shmangia e transportit publik, kur është e mundur
  • Punoni nga shtëpia, kur është e mundur
  • Lani duart shpesh me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponoheshëm, mund të përdoret një sanitizues me bazë alkooli
  • Shmangia e prekjes së fytyrës tuaj, veçanërisht rreth zonës së gojës, hundës dhe syve
  • Kujdes gjatë teshtitjes ose kollitjes. Ndërsa COVID-19 është përhapur përmes piklave të frymëmarrjes, ju duhet të mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes ose teshtitjes duke përdorur pjesën e brendshme të bërrylit tuaj të kërrusur ose duke përdorur farsolet. Hidhni farsoletën  menjëherë në një kosh.

A mund të transmetohet COVID-19 te fëmija i pa lindur?

Ende nuk dihet nëse një person shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë atë në fetusin apo në foshnjën e porsalindur gjatë shtatzënisë ose lindjes, por pas lindjes një i porsalindur është i ndjeshëm ndaj përhapjes nga njëri person në një tjetër. Deri më tani, virusi nuk është gjetur në mostrat e lëngut amniotik ose qumështit të gjirit.

A duhet të marrë pjesë në takimet para lindjes dhe pas lindjes?

Është shumë e rëndësishme që të vazhdoni të merrni kujdes para lindjes dhe pas lindjes. Kontaktoni me mjekun gjinekolog apo mjekun e familjes dhe kërkoni prej tyre këshilla se si të vazhdoni takimet tuaja periodike. Gratë shtatzëna mund të këshillohen që të marrin më pak takime “ballë për ballë” me maminë ose doktorin e tyre, por me më shumë kontakt përmes telefonit ose internetit. Tregoni mjekut tuajo nëse keni simptoma COVID-19 ose keni qenë në kontakt me dikë të prekur nga virusi.

A është e sigurt të lindësh në spital?

Po,

Shumica e spitaleve kanë protokolle ndaj COVID-19 në mënyrë që të lindni në mënyrë të sigurt. Nëse nuk jeni të sigurt për procedurat që ekzistojnë, kontaktoni spitalin në të cilin planifikoni të lindni.

Është e rëndësishme të mbash një komunikim të hapur me mjekun tuaj, rreth mundësive të lindjes në dispozicion për të parë se çfarë është më e përshtatshme për ju.

Shumë spitale gjithashtu kanë kufizuar numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në lindje, kështu që kontrolloni me spitalin tuaj se cila është procedura e tyre.

A duhet të bëj një lindje cezariane nëse jam e dyshuar ose konfirmuar me COVID-19?

Jo.

Lindjet cezariane duhet të kryhen vetëm kur justifikohen nga ana mjekësore. Mënyra e lindjes duhet të diskutohet me ju, duke marrë parasysh preferencat dhe çdo indikacion obstetrikë për ndërhyrje.

A do të jem në gjendje të ushqej fëmijën me gji nëse jam e dyshuar ose e konfirmuar me koronavirus?

Po, mund ta ushqeni me gji fëmijën tuaj. Deri më tani, virusi nuk është gjetur në mostrat e qumështit të gjirit. Qumështi i gjirit siguron mbrojtje ndaj shumë sëmundjeve dhe është burimi më i mirë i ushqimit për shumicën e foshnjave. Këshillohuni me mjekun tuaj  dhe ekipin e maternitetit tuaj për ushqyerjen me gji se si do e filloni dhe se si do e vazhdoni.

Kur ju ose dikush tjetër ushqen fëmijën tuaj, rekomandohen masat paraprake të mëposhtme:

  • Lani duart para se të prekni fëmijën tuaj, pompën e gjirit ose shishen
  • Shmangni kollitjen ose teshtitjen mbi foshnjës tuaj gjatë ushqyerjes në gji
  • Vishni një maskë për fytyrën gjatë ushqyerjes me gji, nëse është e mundur
  • Ndiqni rekomandimet për pastrimin e pompës pas çdo përdorimi
  • Nëse vendosni të mblidhni qumështin tuaj të gjirit, konsideroni të kërkoni dikë që është mire për të të ushqejë fëmijën tuaj me qumështin e mbledhur nga gjiri.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian