Trajnimi me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor: “Të ndihmosh nënat të mbijetojnë. Gjakderdhja pas lindjes” Elbasan dhe Lezhë
Komentet te Trajnimi me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor: “Të ndihmosh nënat të mbijetojnë. Gjakderdhja pas lindjes” Elbasan dhe Lezhë Janë të Mbyllura Te rejat

Me qëllim forcimin e aftësive dhe njohurive të ofruesve të kujdesit shëndetësor, gjatë periudhës pas lindjes dhe për të shmangur vdekjen e nënës, ACPD me mbështetjen e UNFPA Albania zhvilloi dy trajnime me gjinekologë, infermierë dhe mami në rrethet e Elbasanit dhe Lezhës më 28 shtator dhe 18 tetor. Trajnimi u zhvillua duke përdorur metodologji interaktive, duke i lejuar pjesëmarrësit të japin kontributin e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri mes njëri-tjetrit. Për të gjithë jesëmarrësit u mundësua dhënia kujdesin për nënën pas lindjes dhe si të menaxhojnë një hemorragji pas lindjes, gjë e cila është kërcënuese për nënat.. Pjesëmarrësit u shprehën se qeveria duhet të sigurojë që të ketë politika më të mira dhe plane zbatimi për ruajtjen e jetës së nënave duke përfshirë
protokollet për gjakderdhjen pas lindjes. Procesi i vlerësimit tregoi që ky trajnim i ofruar ka qenë efektiv:

1) ofruesit e shërbimeve kanë fituar kompetenca për të shpëtuar jetën e nënave dhe për të menaxhuar gjakderdhje pas lindjes; dhe

2) njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve janë përmirësuar nga 60% në 85%. Pjesëmarrësit filluan të zbatojnë mësimet duke siguruar kujdes cilësor pas lindjes për nënat.

“Kjo ishte një trajnim i shkëlqyer për mua dhe kolegët e mi. Besoj se kjo do të shërbejë në aftësitë tona profesionale dhe ndihmon jo vetëm ne si ofrues të kujdesit shëndetësor, por edhe nënat e reja “, tha Dr Anisa, pjesë e Spitalit të Maternitetit të Elbasanit.
Ky trajnim u akreditua me 6 kredite.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian