Takim rreth situatës së Kontracepsoinit në Shqipëri
Komentet te Takim rreth situatës së Kontracepsoinit në Shqipëri Janë të Mbyllura Te rejat

Datë 22 Qershor, Qëndra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, organizoi një takim i cili mblodhi një sërë aktoreësh të rëndësishëm për të diskutuar rrëth situatës së Kontracepsoinit në Shqipëri. Pjesë e rëndësishme e këtij takimi ishte

  • Znj. Marina Davidashvili, Përfaqësuese e European Parliamentary Forum on Population and Development,
  • Grupi Parlamentar për Popullsinë dhe Zhvillimin në Parlamentin Shqiptarë i udhëhequr nga Deputetja, Elona Gjebrea,
  • Përfaqësues nga Zyra e Fondite të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA Albania,
  • Përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik
  • Stafi i Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin.

Takimi u hap më fjalën përshëndetëse të Deputetes, Znj. Elona Gjebrea. Ajo shprehu angazhimin e grupit parlamentar për cështje që lidhen me aksesin në metodat moderne kontraceptive duke i bërë pjesë të axhendës së politikbërjes. Znj. Marina Davidashvili prezantoi edicionin e dytë të Atlasit mbi situatën e kontracepsionit në Europë. Znj. Miranda Hajdini, Insituti i Shëndetit Publik, foli rreth situatës së përdorimit të Kontraceptivëve në Shqipëri dhe Planifikimi Familjarë. Gjithashtu, Z.Andi Rabiaj, si pjesë e Bordit Ekzekutiv të Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, foli rreth kontributit të QSHPZH në cështjet e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues.

Përfaqësuesit në takim u shprehen njëzëri se do të angazhohen akoma me shumë duke ndërrmarë veprime konkrete reth rritjes së nivelit të përdorimit të metodave moderne kontraceptive, futjen e kësaj cështje në axhenden e politikbërësëve. Një rekomandim i rëndësishëm ishtë rivitalizimi i faqes së Web nga ISHP për të informuar komunitetin rreth metodave kontraceptive në  Shqipëri.

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian