Njoftim per punësim- Drejtor Ekzekutiv
Komentet te Njoftim per punësim- Drejtor Ekzekutiv Janë të Mbyllura Te rejat

Datë 02/09/2021

 

Pozicioni i punës – Drejtor Ekzekutiv

Vendodhja: Tiranë

Afati i fundit i aplikimit:  E hënë, 13 Shtator 2021

Organizata: Qendra Shqiptare për Populisinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jo-fitimprurëse e drejtuar nga vullnetarë të cilët punojnë për përmirësimin e mirëqënies dhe shëndetit të të gjithë popullsisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë të grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, përmes: Advokacisë për  përmirësimin e legjislacionit dhe politikave në fushën e të drejtave dhe shëndetit riprodhues; Ndërgjegjësimit të popullsisë dhe grupeve në rrezik për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe për të drejtat e njeriut; Nxitjes dhe sigurimit të aksesit të barabartë, për informacion cilësor, shërbime, mjete dhe edukim të përballueshëm, në veçanti për të rinjtë dhe grupet vulnerabël.

Përmbledhje

Drejtori Ekzekutiv është përgjegjës për udhëheqjen e suksesshme dhe menaxhimin e organizatës duke u bazuar në drejtimin strategjik të miratuar të QShPZh-së.

Përgjegjësitë

  1. Udhëheqja
  • Të marrë pjesë në mbledhjet e Bordit dhe të identifikojë, vlerësojë dhe të informojë Bordin për çështjet e brendshme dhe të jashtme që ndikojnë organizatën.
  • Të krijojë kushtet e favorshme për punë në ekip të efektshme ndërmjet Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv dhe  ndërmjet  Drejtorit Ekzekutiv dhe stafit.
  • Të Përfaqësoje organizatën në aktivitetet e komunitetit për të përmirësuar profilin komunitar të organizatës.

Lexo me shume. . . 

About The Author
sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian