Titulli i projektit: Aksesi në shërbimet e shëndetit riprodhues dhe seksual në Tiranë dhe Shkodër deri në vitin 2015 (IPPF 5A)

Qëllimi i këtij projekti është që gratë dhe të rinjtë që jetojnë ne Tiranë dhe Shkodër të kenë akses dhe të përfitojnë nga shërbime me cilësi të lartë të shëndetit riprodhues dhe seksual.

Objektiva e projektiti: Përmirësimi I kujdesit cilësor dhe aksesi në shërbimet e SHSR të ofruara nga qendrat e kujdesit shëndetësor shtetëror përmes ngritjes së kapaciteteve të ofruesve të shërbimit në Tiranë.

Aktiviteti 1 Pyetësori KAP: gjetjet kryesore në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.

Përmbledhja e gjetjeve kryesore të hartuara në tre qytetet e Shqipërsirë(Tiranë, Vlorë dhe Shkodër) do të publikohet dhe do ti shpërndahet autoriteteve lokale, popullatës të targetuar, stafit mjekësor, OJF-ve, të rinjve etj. Studimi që do të përmbajë gjetjet nga Tirana, Vlora dhe Shkodra do të përdoret për qëllime të ndryshme si edhe do të rrisë vizibilitetin e QSHPZH si kontribues në kërkim dhe aktivitete të ngjashme.

Aktiviteti 2: Disenjimi dhe publikimi I gjetjeve të pyetësorit KAP

Studimi do të dizenjohet dhe publikohet në 500 kopje dhe do tu shpërndahet pjesëmarrësve që do të ndjekin konferencën dhe gjatë aktiviteve të tjera që QSHPZH do të organizojë në të ardhmen të ngjashme me këto çështje.

Aktiviteti 3: Konferëncë mbi prezantimin e përmbledhjes të gjetjeve të pyetësorit KAP

Në fund të projektit QSHPZH do të organizojë një konferencë lidhur me përmbledhjen e gjetjeve kryesore nga pyetësori KAP hartuar në të trre qytetet e Shqipërisë, Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Në këtë konferëncë do të prezantohen gjetjet si edhe do ti kërkohet qeverisë që shëndeti riprodhues dhe seksual të jetë prioritet dhe të merren parasysh gjetjet e nxjerra në këtë fush, në zonat në të cilat është zhvilluar pyëtësori.

Përfituesit:

  • Gratë
  • Të rinjtë

 


Titulli i projektit: Të krijosh premisat në favor të shëndetit riprodhues dhe seksual cilësor tek të rinjtë  – IPPF-5A

Qëllimi i projektit: Të përmirësojmë aksesin në shërbimet cilësore të shëndetit riprodhues dhe seksual për të rinjtë dhe grupet në nevojë në Shqipëri.

Objektive 1: Të përmirësojmë angazhimin qeveritar (në nivel kombëtar dhe lokal) në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe të zbatojmë ndërhyrjet në fushën e SHSR deri në fund të vitit 2016

Aktiviteti 1.1: Pjesëmarrja në proçeset/takimet qeveritare për të përmirësuar situatën e SHSR në vend

QSHPZH do të vazhdojë të marrë pjesë në forumet ose punët në grupe për të avokuar mbi çështjet e SHSR. QSHPZH dhe anëtarët e tjerë të koalicionit të SHSR  që kanë qënë pjesë do të nxisin axhendën e shërbimeve dhe të drejtave për grupet më tepër në nevojë në fushën e SHSR meqënëse 2015 do të jetë viti i aprovimit të dokumentit të propozimit.

Objektiva 2: Të forcojmë kapacitetin e Shoqërisë Civile në mënyrë që të influencojë në procesin e politikave dhe vendim-marrjeve mbi çështjet e SHSR në Shqpëri deri në fund të 2014.

Aktiviteti 2.1: Takime avokuese/lobuese me partner në nivel qëndror për të aprovuar krijimin e një grupi punë ndër sektorial për zhvillimin e udhëzuesve.

Tre takime avokuese do të organizohen me qëllimin për të lobuar partnerët e nivelit të lartë. Përafrësisht 10 përsona(Ministria e Shëndetsisë, Instituti I Fondeve Shëndetsore, Qendra Kombëtare e Shëndetsisë, Instituti I Cilësisë dhe Akreditimit, Instituti I Shëndetit Publik, ËHO, UNFPA, etc do të marrin pjesë në këto takime.  Qëllimi i këtyre tëkimeve është të sigurojë mbështetjen në aprovimin e punës në grupe si dhe fillimi I punës për zhvillimin e udhëzuesve. Këto takime do të përcaktojnë afatin kohor të punës dhe përfshirjen e sektoreve/profesionisteve. QSHPZH do të lobojë për një grup pune ndër sektorial.

Aktiviteti 2.2: Të mbështesim grupin e punës për të zhvilluar udhëzuesit e kujdesit/shërbimeve.

Përmes këtij projekti, QSHPZH do të mbështesë tre anëtarët e grupit të punës.  QSHPZH do të shërbejë si koordinatore e këtij grupi pune. Duke pasur këtë rol, QSHPZH do të influencojë pozitivisht në qasjen ndaj të drejatve dhe integrimit në SHSR.  ACPD ëill serve as a coordinator of the ëorking group meetings.

Objektiva 3: Të përmirësojmë angazhimin qeveritar në nivel qëndror në aprovimin e udhëzuesve për komponentin e shëndetit të të rinjve në shërbimet e kujdesit shëndetsor parësor deri ne fund të 2015.

Objektiva 4: Të forcojmë kapacitetin e Shoqëeisë Civile në mënyrë që të ndikojë në politikat dhe proceset e vendim-marrjes mbi çështjet e SHSR në Shqipëri deri në 2106.

Aktiviteti 3.1: Takimi me partnerët e koalicionit në nivel kombëtar

Katër takime (sicili nga një ditë) do të organizohen me pjesëmarrjen e 15 personave në katër rajone për ti ofruar mbështetje organizatave të shëndetit ripordhues dhe seksual, anëtare të koalicionit,për ti asistuar ata në realizimin e avokimit dhe monitorimit në zbatimin e përpjekjeve/aktiviteteve të shëndetit riprodhues dhe seksual.  QSHPZH do të informojë aktorët lokal mbi progresin e përpjekjeve dhe rezultateve të avokimit kombëtar. Takimet do të shërbejnë si sesione për të ngritur kapacitetet dhe do të planifikojnë përpjekjet lokale për avokim dhe monitorim.

 


Titulli i projektit: Mobilizimi i grave për zhvillimin e komunitetit

Financuar nga: Olof Palme International Center

Periudha e zbatimit: Januar 2012- Dhjetor 2015

Projekti zbatohet nga Qendra Aulona në Vlore, degë e QSHPZH

Qëllimi: Të varferit dhe të nënpërfaqësuarit, veçanërisht gratë, do të kenë një influence më të madhe mbi vendimet dhe politikat që afektojnë jetët e tyre.

Objektivat:

  • Të rriten kapacitetet e autoriteteve vendore për të ofruar shërbime që adresojnë nevojat specifike dhe interesat e grave dhe burrave në komunitet, gjë e cila do të sjelle zhvillime ekonomike, plane zhvillimi dhe alokim të burimeve.
  • Të promovohet zëri i të varferve dhe qytetarëve të nënperfaqesuar, veçanerisht grave, me qëllim që të rritet transparenca e pushtetit vendor, përgjegjshmëria dhe reagimi ndaj qytetarëve.

3 – Të rritet angazhimi i të gjithë aktorëve veçanërisht grupeve të grave, OJQve dhe partive politike për të vendosur bashkëpunim të vazhdueshëm midis tyre dhe për të  ndikuar axhendat politike dhe vendimet e pushtetit vendor në favor të qytetarëve dhe për të mobilizuar qytetarët veçanerisht gratë si votuese në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

II- Aktivitete

  1. Aktivitete për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen Vendore ( 6 diskutime në grupe të fokusuara me komunitetin, 6 diskutime  në grupe të fokusuara me pushtetarët vendorë dhe tre debate ballafaquese midis komunitetit dhe zyrtarëve vendorë.)
  2. Monitorim i aktiviteteve të komunave/bashkisë si dhe këshillave përkatës të lidhura me rekomandimet nga rezultatet e studimeve si dhe forumet e grave.
  3. Mbledhje të Komisionit Këshillimor për buxhetimin me pjesëmarrje.
  4. Forumet e Grave
  5. Trainimi i grave aktiviste “Politikanet e reja”.
  6. Seminare mbi ligjin për barazinë gjinore, ligjin kundër dhunës në familjë, kodin elektoral dhe përfaqesuesit në pushtetin vendor.
  7. Panairi i turizmit familiar në Orikum mbi kuzhinën tradicionale dhe punimet artizanale.
  8. Programe në TV lokal për të dokumentuar modelet më të mira të grave si dhe për të prezantuar shqetësimet dhe sfidat e gruas.
  9. Takime dhe aktivitete të përbashkëta me OJQtë anëtare të koalicionit për “Nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë”
  10. Takime me partitë politike.
  11. Konferencë mbi rezultatet e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen Vendore.
  12. Pasqyrim në faqen web të ACPD të aktiviteteve të projektit.
  13. Gazetë elektronike.

Shkarko materialin e plotë ne gjuhën shqipe

Download the document in English