PO

QENDRA SHQIPTARE PER POPULLSINE DHE ZHVILLIMIN

Qendra Rinore “PO”

Historiku – Qendra Rinore “PO” është hapur në Tiranë, në vitin 2000, si një projekt ambicioz i Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) duke patur në fokus të aktivitetit të saj të Rinjtë. Për 7 vjet Qendra Rinore ka funksionuar si një qendër këshillimi dhe ofruese shërbimesh të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues. Puna produktive e stafit të qendrës dhe vullnetarëve ka kontribuar në përmirësimin e situatës së shëndetit seksual dhe riprodhues në Shqipëri. Në vitin 2009 qendra është rinovuar në konceptim të shërbimeve dhe të ambjenteve duke u fokusuar te ofrimi i Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë.

Shërbimet Miqësore për të Rinjtë që qendra rinore “PO” ofron përfshijnë:
Shërbime jo-klinike:
  •  Trainim për edukatorët e moshatarëve.
  • Trainim për të rinjtë në ngritjen e aftësive jetësore.
  • Trainim për ofruesit e shërbimit.
  • Seminare edukuese për prindërit, dhe profesionistët e fushave të ndryshme/liderët e komunitetit fetar/kulturor/shoqëror, zyrtarët, përfaqësuesit e OJF-ve, grupet në nevojë.
  • Aktivitete zbavitëse jashtë klinikës (konkurse, festivale, shfaqje teatrale, muzikore) etj.
  • Materiale për Informim Edukim dhe Komunikim: broshura, fletëpalosje, gazeta, libra xhepi etj.
Shërbime Klinike:
  • Metodat kryesore të Kontracepsionit.
  • Test të shpejtë IST/HIV/AIDS.
  • Kujdes, mbrojtje kundër IST/HIV-it, seks të sigurt.
  • Vizita dhe konsulta gjinekologjikie/obstetrike, Test shtatzënie, Pap-test, Ekografi, Kolposkopi.
  • Këshillim: Seksual, për Kontraceptivët, për Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme/ HIV/AIDS.
  • Këshillim për planifikim familjar, për çështjet gjinore, abuzimin seksual, orientimin seksual, për adoleshentet shtatzënë etj.
  • Para dhe pas Këshillim për Abortin.
Referim
  • Gamë e gjerë e kontraceptivëve.
  • Abort i sigurtë.
  • Testimi dhe Këshillimi Vullnetar (VCT); mbështetja për të Rinj që Jetojnë me HIV (RJHIV).
  • Dhuna seksuale.
  • Kujdesi i nënës (para lindjes).
  • Testi i kompjuterizuar i IST etj.

Mbi të gjitha shërbimet që ne ofrojmë janë:

  • Private dhe Konfidenaciale
  • Jo gjykuese
  • Ofrohen nga staf i mirëtrajnuar që adreson nevojat specifike, biologjike, sociale, psikologjike dhe shëndetësore të klientëve.
  • Ambient komod dhe i përshtatshëm për adoleshentët, meshkuj dhe femra, beqarë apo të martuar.
  • Cmime tepër të përballueshme

Sugjerimet, opinionet dhe nevojat e klientit luajnë një rol të rëndësishëm në dizenjimin e shërbimeve të reja, materialeve informuese, pajisjeve të qendrave dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve.

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram