Kush jemi ne

Bulevardi “Gjergj Fishta”, Kompleksi “Tirana 2000”, Kulla 4, Tiranë

Tel: +35542253839, +35542251475 Fax: 042251475, E-mail: info@acpd.org.al

Website https://www.acpd.org.al

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin

  • Historiku QSHPZH

 Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar në janar të vitit 1993, e cila punon për përmirësimin e politikave, legjislacionit, të drejtën për informacion dhe shërbime për çështje që shqetësojnë popullatën dhe zhvillimin e saj, përfshirë shëndetin riprodhues.

Fushat kryesore të punës së saj:

  • Avokimi dhe monitorimi i legjislacionit, si dhe politikat e duhura lidhur me çështjet e popullsisë dhe shëndetësisë, përfshirë edhe shëndetin riprodhues.
  • Eliminimi i pengesave për pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në të gjitha aspektet e ekonomisë, politikës dhe të jetës sociale.
  • Parandalimi i dhunës me bazë gjinore dhe trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe sigurimi i mbrojtjes dhe shërbimeve për të mbijetuarit e dhunës.
  • Promovimi dhe sigurimi i aksesit të barabartë në informacion cilësor, edukim dhe shërbime të mundshme dhe të përballueshme, në veçanti për të rinjtë dhe grupet në nevojë.

QSHPZH ka hartuar planin e saj strategjik për periudhën 2016-2020. QSHPZH respekton një manual standardesh dhe përgjegjësish të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.

QSHPZH ka zbatuar me sukses më shumë se 170 projekte.

QSHPZH ofron shërbime risi, të cilësisë së lartë, të orientuara nga nevojat e grupeve përfituese, duke synuar akses në rritje për ta. QSHPZH-ja, gjithashtu, ofron një mundësi për dialog, rrjetëzim dhe bashkëpunimin ndërmjet përfituesve dhe partnerëve në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal.

QSHPZH është anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Familjar (IPPF) që nga viti 1996 dhe e akredituar nga kjo organizatë. QSHPZH shërben si sekretariat i Grupit Parlamentar shumë-partiak për Popullsinë dhe Zhvillimin në Shqipëri, një grup anëtar i Forumit Parlamentar Evropian për të Drejtat Seksuale dhe Riprodhuese. Organizata ka krijuar partneritet afatgjatë me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri (UNFPA), UNICEF, UNWOMEN, Bankën Botërore, Komisionin Europian, USAID, SEATS, Save the Children, Womankind WorldWide, Qendrën Ndërkombëtare Olof Palme, NOVIB, disa ambasada të huaja të akredituara në vend etj. QSHPZH është pjesë e disa rrjeteve kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë Rjetin e Europës Qendrore dhe të Europës Lindore për Shëndetin Seksual dhe Riprodhues dhe të Drejtat (ASTRA), Qendrën e UNESCO-s për Gratë dhe Paqen në Vendet e Ballkanit, Rrjetin e Monitorimit të Dhunës me Bazë Gjinore; Rrjetin e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues; Rrjetin HIV/AIDS; Rrjetin Zëri i të Rinjve, etj. Rrjeti Kombëtar i të Rinjve, Kongresi Kombëtar Rinor etj.

QSHPZH ka krijuar bashkëpunim efektiv me rrjetin e organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale dhe kombëtare, duke përfshirë bashkitë, qendrat e kujdesit shëndetësor, shkollat, Policinë e shtetit, mediat dhe akademinë, drejtoritë rajonale të shëndetit publik dhe të arsimit, maternitetet, universitetet, qeverinë qendrore, ministritë (Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportet dhe Rinisë, etj.), Institutin  e Shëndetit Publik, deputetë të kuvendit të Shqipërisë etj.

QSHPZH drejtohet nga një bord me specialistë të njohur në fushën e popullsisë dhe shëndetit e të drejtave riprodhuese, çështjeve sociale, çështjeve gjinore, migracionit, etj. Ka një staf të përhershëm me rreth 15 persona, të cilët janë specialistë të kualifikuar.

Organizata ka tre degë të shtrira në Tiranë (qendër), Vlorë (jug) dhe Shkodër (veri) me 206 anëtarë aktivë dhe aktivistë.

  • Qendrat e Shërbimit Shëndetësor dhe Social të QSHPZH

Nga viti 1998 deri në vitin 2005, QSHPZH-ja ka ngritur qendra shëndetësore pranë materniteteve në 6 rajone të vendit, të orientuara drejt shëndetit të grave, të cilat ofrojnë shërbime të planifikimit familjar, shërbime të kujdesit të nënës dhe fëmijës, shërbime të kujdesit shëndetësor riprodhues dhe informacion. Qe nga viti 2006, këto qendra administrohen nga institucionet shtetërore. 

Momentalisht organizata ka tre qendra multifunksionale si qendra “AULONA” në  Vlorë (1998), qendra “PO” në Tiranë (2000) dhe qendra “TROKITJA” në Shkodër (2001).

Këto qendra kanë kontribuar në rritjen e aksesit në të drejtat dhe shërbimet e kujdesit shëndetësor riprodhues dhe shërbimet sociale për gratë dhe të rinjtë shqiptarë; reduktimin e dhunës kundër grave; qeverisjen e mirë në nivel lokal dhe kombëtar; fuqizimin e grave, të rinjve dhe organizatave të shoqërisë civile; krijimin e një mjedisi mundësues për shëndetin dhe mirëqenien, si dhe përmbushjen e të drejtave sociale, ekonomike dhe njerëzore të të rinjve, grave dhe burrave me fokus në grupet në nevojë.

Gjatë 10 viteve të fundit, QSHPZH ka mundësuar 70,000 shërbime të shëndetit riprodhues (SHSHR), këshillime ligjore dhe psiko-sociale për të rinjtë dhe gratë ne nevojë duke përfshirë: parandalimin e kancerit të qafës së mitrës (pap test, këshillime dhe trajtime të dëmtimeve pre-kanceroze me krioterapi), eko, këshillime për infeksionet seksualisht të transmetueshme, testin e shpejtë të HIV-it, kujdesin para dhe pas abortit, kujdesin për nënat e reja para dhe pas lindjes dhe këshillimin mbi marrëdhëniet nëpërmjet dy klinikave në Tiranë dhe Vlorë dhe shërbimeve me bazë në komunitet, si dhe klinikave të lëvizshme.

Organizata ka ofruar një edukim shumë të gjerë për një stil jetese të shëndetshëm, të bazuar në një qasje me fokus të drejtat, të ndjeshme ndaj gjinisë, duke përfshirë programin e edukimit seksual gjithëpërfshirës për fëmijë/të rinj në mjedise formale dhe jo formale. Përafërsisht 1000 mësues dhe 1500 nxënës janë trajnuar për edukimin seksual gjithëpërfshirës në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. QSHPZH dhe OJQ-të e tjera kanë luajtur një rol të rëndësishëm në avokimin për edukimin seksual. Aktualisht, programi është duke u zbatuar në shkollat publike.

Që nga viti 2019, qendrat e Shkodrës dhe Vlorës janë pjesë e projektit “Qendra Kombëtare Burimore për Organizatat e Shoqërisë Civile, një nismë e Partnerëve Shqipëri, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar në partneritet me Qendrën Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) dhe Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA).

  • Avokaci

QSHPZH ka fituar shumë ekspertizë lidhur me avokimin dhe lobimin në mbështetje të grave dhe të rinjve të margjinalizuar. QSHPZH ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në hartimin dhe lobimin për Ligjin “Për Shëndetin Riprodhuese”; Ligjin “Për Organizatat Jofitimprurëse”; Ligjin “Kundër Dhunës në Familje”, Ligjin e “Barazisë Gjinore”, dhe strategjitë kombëtare të: Barazisë Gjinore; Parandalimit dhe trajtimit të HIV/AIDS; të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues etj.

Nevoja për të përmirësuar shërbimet për të mbijetuarit nga dhuna me bazë gjinore, ka çuar në përkthimin e Standardeve të Procedurës Operacionale dhe Udhëzimeve thelbësore për Shëndetësinë/Policinë/Drejtësinë/shërbimet e kujdesit Psiko-Social dhe paraqitjen në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) për përshtatje dhe miratim.

Falë përpjekjeve të avokimit të udhëhequr nga QSHPZH dhe partnerëve të tjerë, Platforma e Emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë tashmë përfshin një strategji të shëndetit riprodhues 

në Paketën Minimale Fillestare të Shërbimeve të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues (MISP), për t’u zbatuar në situatën e një emergjence humanitare (konflikt ose katastrofa natyrore).

QSHPZH në bashkëpunim të ngushtë me partnerët kyç, ka hartuar dhe përditësuar udhëzimet për abortin e sigurt, planifikimin familjar, shërbimet miqësore për të rinjtë, kancerin e qafës së mitrës, përdorimin e mjekimeve antiretrovirale për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit HIV dhe protokollet përkatës, si dhe avokimin për miratim nga Ministria e Shëndetësisë.

QSHPZH dhe organizata të tjera kanë kontribuar në vendosjen e  kuotës gjinore 50% për anëtarët e këshillit bashkiak. Në nivel lokal, organizata ka punuar për mobilizimin e komunitetit për t’i shprehur qeverisë lokale nevojat e tyre prioritare, kryerjen e buxhetimit me pjesëmarrje dhe buxhetimit gjinor.

QSHPZH-ja dhe partnerët e saj kombëtarë janë duke avokuar për përfshirjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Agjenda 2030) në planet e veprimit shtetëror.

Fushata Ndërgjegjësuese

Shumë fushata ndërgjegjësimi janë organizuar nga QSHPZH në Ditën e Popullsisë, 8 Mars, Ditën Botërore të HIV, Ditën Botërore të Kontracepsionit, 16 Ditët e Aktivizimit, Ditën  Kundër Trafikimit Njerëzor, etj. Gjatë këtyrefushatave mijëra qytetarë janë arritur me mesazhepozitive dhe informacion lidhur me këto tema.

Bashkëpunimi Rajonal

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ka zbatuar disa projekte me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis vendeve fqinje në nivel rajonal (zona e Ballkanit). Ajo që mund të  përmendet është nisma e përbashkët midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi e ndërmarrë pas luftës në Kosovë (1999) për të forcuar kapacitetet e OJF-ve lokale e udhëhequr nga QSHPZH; kontributi i dhënë në krizën  e  refugjatëve (2015) measistencë dhe shërbime shëndetësore.  Për  më tepër ka  pasur disa nisma që kanëpërfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë me qëllim përforcimin e  promovimit  dhe  mbrojtjes  së  të  drejtave  të njeriut.

Aktivitetet Kërkimore

QSHPZH ka kryer shumë hulumtime dhe studime në fushën e kujdesit dhe promocionit shëndetësor, popullsisë dhe zhvillimit, çështjeve gjinore dhe të drejtave të njeriut, shëndetit seksual dhe riprodhues, HIV/AIDS dhe dhunës me bazë gjinore dhe seksuale përfshirë dy raportet Hije të  Konventës për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) – në vitet 2002&2015, studimin “Shoqëria shqiptare përballë sfidave të trafikimit të grave dhe vajzave  në vitin 2004; “Një studim i perspektivës gjinore” – në vitin 2000 dhe shumë studime të tjera që informojnë dhe ndikojnë përmes të dhënave të bazuara në dëshmi, në politika dhe plane veprimi/ndërhyrjeje më të mira nga ana e qeverisë.

  • Ngritja e Kapaciteteve

QSHPZH-ja ka kryer kurse të shumta trajnimi dhe shkolla për ngritjen e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile, politikaneve të reja, mësuesve, liderëve të komunitetit, ofruesve të shërbimit të kujdesit shëndetësor, grave, të rinjve në mjedise formale dhe jo formale dhe anëtarëve të komunitetit rom në zonat kryesore të punës së saj.

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram