Ne ligjërisht gëzojmë të drejtën për ndërprerje të shtatzënisë ,unë e mbështes atë dhe mendoj se të gjithë duhet ta mbështesim!

Arsyet që ekziston stigma ndaj abortit në shoqërinë shqiptare janë të shumta dhe të rrënjosura thellë në kulturën tonë . Si pasojë e kësaj stigme dhe në ditët e sotme gratë nuk ndihen të lira të vendosin nëse duan të vazhdojnë ose jo një shtatzëni të paqëllimshme , dhe pasoja që mund të ketë kjo stigmë është shtyrja e grave drejt aborteve të pasigurta që në jo pak raste sjell humbjen e jetës së tyre. Kjo gjë duhet të ndryshojë dhe jemi ne të rinjtë ata që mund ta nisim ndryshimin , nga vetja , nga edukimi i grupit tonë shoqërorë, i familjes tonë, e më tej i gjithë shoqërisë sonë sepse ne mundemi ta sjellim këtë ndryshim . Ne ligjërisht gëzojmë të drejtën për ndërprerje të shtatzënisë ,unë e mbështes atë dhe mendoj se të gjithë duhet ta mbështesim! Rastet që ne, të rinjtë, diskutojmë qoftë edhe me njëri-tjetrin për abortin nuk janë të shumta dhe gjithmonë merret si shkasë ndonjë histori që ne dëgjojmë. Pak kohë më parë një shoqja ime e cila tashmë mbështet të drejtën e grave për ndërprerje të shtatzënisë, më tha : “Tek komuniteti im një vajzë e cila ishte martuar që në moshë të re dhe kishte një martesë të lumtur në pamje të parë, sic e shikoja unë nga jashtë, kishte gjithashtu edhe një vajzë, por një ditë rastësisht mora vesh që ajo kishte abortuar më shumë se një herë, në fillim e stigmatizova, e gjykova për keq në mendjen time, nuk më pëlqeu fare veprimi dhe nuk arrija ta konceptoja dot se si një vajzë/grua mund të bënte këtë gjë,...

Përse është i rëndësishëm edukimi seksual gjithëpërfshirës (ESGJ)?

Edukimi seksual gjithëpërfshirës është një proces i bazuar në kurrikul të mësimdhënies dhe mësuarit në lidhje me aspektet konjitive, emocionale, fizike dhe sociale të seksualitetit. Ai synon të aftësojë fëmijët dhe të rinjtë me njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera që do t’i fuqizojnë ata të njohin shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre; zhvillojnë marrëdhënie të respektueshme sociale dhe seksuale; të konsiderojnë se si zgjedhjet e tyre ndikojnë në mirëqenien e tyre dhe atë të të tjerëve; dhe të kuptojnë dhe sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre gjatë gjithë jetës së tyre. Shumë të rinj marrin informacion të pasaktë dhe kontradiktor në lidhje me marrëdhëniet dhe seksin, pasi ato bëjnë kalimin nga fëmijëria në moshën e rritur. Kjo ka çuar në një kërkesë në rritje të të rinjve për informacion të besueshëm, i cili i përgatit ata për një jetë të sigurt, produktive dhe përmbushëse. Kur zhvillohet mirë, ESGJ i përgjigjet kësaj kërkese, duke i fuqizuar të rinjtë të marrin vendime të informuara në lidhje me marrëdhëniet dhe seksualitetin dhe të lundrojnë në një botë ku dhuna me bazë gjinore, pabarazia gjinore, shtatzënitë e hershme dhe të paqëllimta, HIV dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme (IST) akoma paraqesin rreziqe serioze për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Po ashtu, mungesa e informimit dhe edukimit me cilësi të lartë mbi marrëdhëniet dhe seksualitetin, me moshë dhe zhvillim të duhur, mund t’i lënë fëmijët dhe të rinjtë të prekshëm ndaj sjelljeve të dëmshme seksuale dhe shfrytëzimit seksual. ESGJ luan një rol vendimtar në adresimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve. Duke aplikuar një përqasje të përqendruar te nxënësit,...

“Shkolla verore “Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës për një jetë premtuese” Vlorë 2019

Stafi i qendrës Aulona së bashku me vullnetarët organizuan shkollën verore tre ditore në muajin Maj 2019, me temë “Edukim Seksual Gjithëpërfshirës për një jetë premtuese!” në ambjentet e hotel Diamond Hill në Vlorë. Njëzet të rinj duke përfshirë të rinj nga grupet në nevojë përfituan edukim/informim sesi të shmangin sjelljet e rrezikshme, si të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme sociale dhe intime; si të mendojnë në mënyrë kritike, si të kujdesen për veten; si dhe ku mund të marrin shërbimet miqësore për të rinjtë për një shëndet më të mirë dhe jetë të lumtur. Gjatë sesioneve praktike pjesëmarrësit hartuan disa plane për jetën e tyre. Këto plane përfshinë regjistrimin në shkollë; shmangien e martesës së hershme; mbrojtjen nga shtatzënitë e paqëllimshme, infeksionet seksualisht të transmetueshme dhe HIV/SIDA; përdorimin e kontracepsionit, shmangien e përdorimit të drogës apo alkolit...

Të thyejmë tabutë me çdo gjeneratë

Mësuesja e shkollës së mesme Nevjana Muça nga Tirana thotë se është duke u bërë më i lehtë të diskutimi për edukimin seksual në shkolla. “Në të kaluarën, unë u kam kërkuar studentëve të diskutojnë tema të caktuara, dhe më janë përgjigjur se baballarët e tyre nuk i lejojnë që ata të flasin për këtë. Unë nuk has kaq shumë vështirësi tani, megjithëse fatkeqësisht tabutë vazhdojnë tëekzistojnë, “thotë Muça. “Theksojmë për të gjithë prindërit, mësuesit dhe studentët që të rinjtë sa më të informuar te jenë kur fillojnë marrëdhëniet seksuale, aq më të mira dhe më të shëndetshme do të jenë këto marrëdhënie dhe po aq më të përgjegjshëm, të pjekur dhe të përgatitur do të jenë në jetë këta të rinj.” Oriana Osmani, një nënë nga Tirana, thotë se dëshironte që vajza e saj tani 18-vjeçare “të dijë sa më shumë të jetë e mundur për edukimin seksual”. Edhe pse ishte e vështirë kur vajza e saj ishte më e re, ajo vendosi të mos fikte TV kur u shfaq një skenë seksuale në një film, dhe në vend të kësaj u përpoq të fliste hapur për ato që po shfaqeshin në ekran. “Nuk kam pasur ndonjë përvojë të tillë me nënën time, kështu që ishte e vështirë për mua,” thotë Osmani. “Unë besoj se do të jetë më e lehtë për vajzën time të flasë me fëmijët e saj për seksin kur të bëhet prind.” Mësimet e shëndetit seksual dhe riprodhues të prezantuara në shkollën e Marjo Rabiaj në Ballsh e frymëzuan atë që të stërvitej si edukator i bashkëmoshatarëve. Ai është vullnetar për një organizatë rinore...

“Edukimi seksual pa frikë dhe turp për të rinjtë në Shqipëri”

BALLSH, Shqipëri – Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh me të rinjtë për shëndetin seksual dhe riprodhues në klasë. “Kurdoherë që ngrihej një pyetje për trupat tanë në klasën e biologjisë, kishte të qeshura dhe pëshpëritje; disa studentë skuqeshin dhe të tjerë u trulloseshin, “thotë Marjo Rabiaj, 17 vjeç, nga Ballshi, një qytet i vogël në jug të Shqipërisë. “Pra, ndonjëherë mësimi nuk zhvillohej fare, sepse mësuesi thoshte që ishim shumë të papjekur për të diskutuar tema të tilla. Isha aq kurioz dhe i etur për të mësuar, por meqë këto tema quheshin “të turpshme”, nuk mund t’i diskutoja me askënd. ” Kur Rabiaj dhe e dashura e tij kryen për herë të parë marrëdhënie seksuale, ata nuk përdorën asnjë metodë kontracepsioni dhe e gjetën veten në telashe nga kjo përvojë “Kishim shumë frikë, dyshim dhe pasiguri në lidhje me atë nëse ishte e drejtë apo e gabuar, çfarë mund të prisnim më pas, çfarë do të mendonin të tjerët nëse do ta zbulonin,” thotë ai. “Ne vendosëm ta ruajmë sekretin dhe nuk folëm më për të. Asnjëherë nuk e pyeta se si ndjehej ajo pas marrëdhënies së pare seksuale. ” Por një ditë, një mësues njoftoi se shkolla e Rabiaj do të merrte pjesë në një program pilot për të prezantuar edukimin seksual gjithëpërfshirës në shkollat në Shqipëri. Mësuesi kishte marrë trajnime speciale për këtë temë dhe kishte sjellë dy të rinj bashkëmoshatarë nga Tirana të trajnuar më parë. Në fillim kishte disa të qeshura dhe të skuqura, kujton Rabiaj, “por së shpejti filluam të kishim disa klasa me tema për të cilat nuk kishim folur kurrë...