Titulli i projektit: Mobilizimi i grave për zhvillimin e komunitetit

Financuar nga: Olof Palme International Center

Periudha e zbatimit: Januar 2012- Dhjetor 2015

Projekti zbatohet nga Qendra Aulona në Vlore, degë e QSHPZH

Qëllimi: Të varferit dhe të nënpërfaqësuarit, veçanërisht gratë, do të kenë një influence më të madhe mbi vendimet dhe politikat që afektojnë jetët e tyre.

Objektivat:

  • Të rriten kapacitetet e autoriteteve vendore për të ofruar shërbime që adresojnë nevojat specifike dhe interesat e grave dhe burrave në komunitet, gjë e cila do të sjelle zhvillime ekonomike, plane zhvillimi dhe alokim të burimeve.
  • Të promovohet zëri i të varferve dhe qytetarëve të nënperfaqesuar, veçanerisht grave, me qëllim që të rritet transparenca e pushtetit vendor, përgjegjshmëria dhe reagimi ndaj qytetarëve.
  • Të rritet angazhimi i të gjithë aktorëve veçanërisht grupeve të grave, OJQve dhe partive politike për të vendosur bashkëpunim të vazhdueshëm midis tyre dhe për të  ndikuar axhendat politike dhe vendimet e pushtetit vendor në favor të qytetarëve dhe për të mobilizuar qytetarët veçanerisht gratë si votuese në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

II- Aktivitete

  1. Aktivitete për Vlerësimin e Komunitetit për Qeverisjen Vendore ( 6 diskutime në grupe të fokusuara me komunitetin, 6 diskutime  në grupe të fokusuara me pushtetarët vendorë dhe tre debate ballafaquese midis komunitetit dhe zyrtarëve vendorë.)
  2. Monitorim i aktiviteteve të komunave/bashkisë si dhe këshillave përkatës të lidhura me rekomandimet nga rezultatet e studimeve si dhe forumet e grave.
  3. Mbledhje të Komisionit Këshillimor për buxhetimin me pjesëmarrje.
  4. Forumet e Grave
  5. Trainimi i grave aktiviste “Politikanet e reja”.
  6. Seminare mbi ligjin për barazinë gjinore, ligjin kundër dhunës në familjë, kodin elektoral dhe përfaqesuesit në pushtetin vendor.
  7. Panairi i turizmit familiar në Orikum mbi kuzhinën tradicionale dhe punimet artizanale.
  8. Programe në TV lokal për të dokumentuar modelet më të mira të grave si dhe për të prezantuar shqetësimet dhe sfidat e gruas.
  9. Takime dhe aktivitete të përbashkëta me OJQtë anëtare të koalicionit për “Nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë”
  10. Takime me partitë politike.
  11. Konferencë mbi rezultatet e Vlerësimit të Komunitetit për Qeverisjen Vendore.
  12. Pasqyrim në faqen web të ACPD të aktiviteteve të projektit.
  13. Gazetë elektronike.

Për më shumë informacion ju lutem klikoni këtu

For the English version please click here


Trajnimi 2 ditor me prindërit e Paskuqanit “Të folurit Lirshëm mbi Seksualitetin”

Qëllimi i ketij trajnimi është ngritja e njohurive të prindërve në zonën e paskuqanit dhe konfidenca lidhur me të folurit lirshëm me fëmijet e tyre mbi seksin dhe marrëdhëniet.

Në këtë trajnim u trajtuan çështje të tilla si: ndryshimet gjatë pubertetit; Seksi i sigurt; Konceptimi dhe metodat e Kontracepsionit; IST; Cilat janë nevojat për njohuri në mosha të ndryshme lidhur me edukimin seksual; Ngritja e konfidencialitetit për të folur me fëmijën tuaj; Strategjitë për të përballuar presionin e bashkëmoshatarëve; Temat lidhur me edukimin seksual që duhet të përfshihen në tekstet formale; Politikat mbrojtëse ndaj fëmijëve në shkolla dhe institucione të tjera për të punuar me fëmijët; Kush mund ti ndihmojë dhe mbështesë prindërit dhe fëmijët; Planet për të vendosur në praktikë mësimet e nxjerra përgjatë seminareve.


Fushata ndërgjegjësuese Kundër Dhunës me Bazë Gjinore Pogradec

Në ditën e 9 të 16 Ditëve të Aktivizminit u zhvillua Fushata kundër Dhunës me Baze Gjinore në Pogradec.
Kjo fushatë u organizua në bashkëpunim me aktorë të ndyshëm që punojnë në këtë fushë si, Drejtoria e Shëndetit Publik në Pogradec, Organizata “Unë Gruaja” u mbështet nga të rinjtë e këtij qyteti dhe u ndoq me interes nga qytetarët e Pogradecit të cilët u informuan në lidhje me këtë fushatë dhe u ftuan të nënshkruajnë një peticion për të treguar mbështetjen e tyre kundër dhunës me bazë gjinore. Në mbështetje të mesazhit të këtij viti “Bëje komunitetin tend Portokalli” pjesëmarrësit në aktivitet mbajtën shall në ngjyrë portokalli duke rritur në këtë mënyrë shkallën e ndërgjegjësimit në komunitet. Të rinjtë pjesëmarrës u angazhuan me shpërndarjen e materialeve informuese në lidhje me dhunën me bazë gjinore si ndërmjet bashkëmoshatarëve të tyre ashtu edhe grupmoshave të tjera të popullsisë.


TE RINJTE SHQIPTARE I BASHKOHEN EVENTIT “SHOW YOUR SELFIE”

Që prej vitit 1989, cdo 11 Korrik në Ditën Ndërkombëtare të Popullsisë, kudo në botë organizohen evente për të rritur ndjeshmërinë publike mbi problemet e popullsisë globale. Tema qëndrore e këtij viti ishte, “Investimi tek të rinjtë”. Lexo me teper

Ndaj në mbështeje të kësaj motoje, UNFPA Albania dhe Qendra Rinore Po kishin organizuar, eventin, Show Your Selfie. Qindra të rinj nga Tirana nuk ngurruan të bënin nga një selfie pranë stendave të vendosura me këtë qëllim tek pedonalia “Murat Toptani”. Fotot e tyre shfaqeshin vazhdimisht në ekranet LED te pedonales duke u bërë kështu kryefjala e qendës së Tiranës, për tju treguar të gjithve se e ardhmja nis me të rinjtë.

Popullësia e botës ne këtë vit vlerësohet të jetë tek 7,137,661,030 banorë.