Pershtypje nga sesionet informuese ne shkollat e bashkise Lezhe mbi policimin ne komunitet.

Përshëndetje

Unë jam Ela dhe jam në klasën e 9.

Sot në shkollën tone mësuesja na tha se do të takoheshim me policin e zonës ku ndodhet shkolla jonë. Ne klasë të gjithë u trembëm: mos ndoshta ka marrë ndonjeri nga djemtë e klasës gjëra pa leje? Mos e kanë parë Edonin duke pirë cigare? Apo mos kanë lajmëruar për ata djemtë që rrinë pas derës së shkollës duke na parë çuditshëm?

Sa shumë pyetje më erdhën ndër mend ndërsa po ndihmonim mësuesen për të rregulluar karriket në formë rrethi. Po pse do të vijë polici?

Po polici nuk erdhi vetem siç e mendoja unë, erdhi bashkë me psikologen dhe një vajzë tjetër që u prezantua si kordinatore rinie dhe punonte  për një organizatë- Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin- dhe nuk folën as për drogën as për alkolin as për duhanin por për Dhunën!

Dhunën në familje, dhunën në shkollë e në rrugë e kudo… Na treguan se polici i zonës sonë ishte atje për të na u gjendur pranë kur të jemi në vështirësi jo vetëm në shkollë por edhe në familje, edhe tek kushërinjtë edhe kur jemi në rrugë.

Pas kesaj bisede une u ndjeva shume mire. Sa mirë që na dhanë dhe numrat e telefonit ku mund të telefonojmë papagesë për të lajmëruar në rastet e dhunës. Ne fakt, më shumë e pëlqyem ne vajzat këtë informacion ama. Se djemtë dukeshin sikur nuk e kishin mendjen…po unë e di se ata e kanë mendjen…

Te gjithe kemi nevoje per ndihme ne raste te dhunes !

Beso tek Policia!

   

Pershtypje nga sesionet informuese ne shkollat e bashkise Lezhe mbi policimin ne komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram