Plotësimi i nevojave të grave në Shëndetin Riprodhues dhe Seksual në Situata Humanitare

Në 26 Nëntor 2019 një tërmet me madhësi 6.4 në shkallën Rihter në Durrës shkaktoi humbje jete, lëndime dhe zhvendosje të popullsisë në Tiranë dhe rrethe të tjera. Tërmeti shkaktoi 56 viktima dhe rreth 2,000 njerëz u plagosën.
Gjatë emergjencave, gratë dhe vajzat kanë një rrezik të veçantë dëmtimi kur sistemet e ndihmës sociale dhe strukturore përreth tyre pësojnë kolaps. Disa prej tyre humbën jetën, mundësitë arsimore, shtëpitë dhe asete të tjera. Shumë njerëz u përballën me shpërbërjen e familjeve të tyre dhe rrjeteve të tjera sociale, dhe janë të prekshëm ndaj traumave mendore dhe fizike, kequshqyerjes, sëmundjeve, paaftësisë afatgjatë dhe varfërisë.
Si pasojë, kërcënimet në rritje për shëndetin seksual dhe riprodhues, në veçanti, i ekspozojnë gratë dhe vajzat adoleshente ndaj shtatzënisë së padëshiruar, abortit të pasigurt, IST-ve përfshirë HIV-in, dhunën seksuale dhe dhunën me bazë gjinore dhe sëmundjen amëtare dhe vdekjen.
Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) ka një përvojë dhe ekspertizë të hershme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore përmes klinikave të saj me një staf të kualifikuar, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre vullnetar për të ofruar shërbime mjekësore në vend në një situatë të tillë emergjente. QSHPZH kontribuoi përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe mjeteve higjieno-sanitare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti.
Mjeket e klinikes kane ofruar shërbime shëndetësore te tilla si këshillimi psiko social mbi parandalimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV, dhunën me bazë gjinore dhe dhunen seksuale, teste shtatzënie, testi i HIV/AIDS, kujdesi për nënat shtatzëna, për foshnjat e porsalindura, etj.
Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, QSHPZH ka piketuar 4 qendra sociale pranë te cilave strehoheshin të prekurit nga tërmeti, ku ka ofruar shërbimet shëndetësore. Ne këto qendra numri më i lartë i të strehuarve përbëhej nga gra dhe vajza të reja. 287 gra dhe vajza të reja janë ofruar me shërbime shendetësore.
Krahas shërbimeve shëndetësore, ACPD ka organizuar një shfaqje teatrale në një nga qendrat sociale prane se ciles kishte nje numer te larte femijesh te strehuar. 40 fëmijë ndoqën shfaqjen teatrale të përgatitur nga te rinjtë vullnetare të ACPD e cila përmbante mesazhe per sensibilizim dhe parandalim të dhunës me baze gjinore në këto mjedise me komunitet miks.

        

Plotësimi i nevojave të grave në Shëndetin Riprodhues dhe Seksual në Situata Humanitare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram