Për herë të parë në Shqipëri gratë do të kenë më shumë shanse të kapin në faza të hershme kancerin e qafës së mitrës

“Nëse nuk do më kishin ftuar në qendrën shëndetësore të lagjes për t’u kontrolluar për virusin HPV, asnjëherë nuk do të kisha kuptuar që isha prekur nga ky virus, ose do e kisha kuptuar shumë vonë që rrezikoja të prekesha nga kanceri i qafës së mitrës.  Gratë duhet ta marrin seriozisht ftesën që u bëhet nga ky program për të bërë ekzaminimet. Merr vetëm 5 minuta kohë, por kjo kohë mund t’ju shpëtojë jetën” – u shpreh një prej grave të depsituara me virusin HPV, V.H nga Qyteti i Elbasanit.

Viti 2019 shënoi një moment shumë të rëndësishëm në fuqizimin e grave dhe vajzave përsa i përket kontrollit të gruas për Kancerin e Qafës së Mitrës, i cili renditet i  dyti si një kancer që shkakton vdekje ndërmjet grave pas Kancerit të Gjirit.

 Prezantimi i Programit Kombëtar Kombëtar të Depistimit të kancerit të Qafës së Mitrës.

Pas shumë vitesh përpjekjeje të aktorëve vendas, UNFPA, Institutit të Shëndetit Publik dhe  Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, më 30 janar,  përpjekjet u finalizuan me miratimin e Programit Kombëtar të Depistimit të Kancerit të Qafës së Mitrës nga Këshilli i Ministrave.

Menjëherë pas këtij vendimi, QSHPZH, me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe Federatën Ndërkombëtarë të Planifikimit Familjar (IPPF EN), zhvilluan aktivitete për rritjen e kapaciteteve të ofrueseve të kujdesit shëndetësor në nivel parësor. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, QSHPZH realizoi 14 trajnime ne Rajonet e Shqipërisë nga të cilat u trajnuan rreth 541 profesionistë shëndetësor, ( së paku1 ofrues i kujdesit shëndetësor për çdo qendër shëndetësore në nivel kombëtar).

  Trajnim me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor

Gjatë tryezës së rrumbullakët të organizuar nga QSHPZH për prezantimin e këtij programi Dr. Alban Ylli, nga Instituti i Shëndetit Publik u shpreh “Programi Kombëtar i Depistimit të Kancerit të Qafës së mitrës  do të ndërgjegjësojë  gratë dhe do të arrijë të kapë në kohë këtë sëmundje. Gratë do të përfitojnë këtë shërbim të organizuar  në çdo qendër shëndetësore nga profesionistë të trajnuar” 

Cila është rruga që duhet të ndjekë një grua për tu depistuar për HPV?

Së pari, gruaja duhet të jetë 45 ose 49 vjeçe me qëllim që qendra Shëndetësore të dërgojë një ftesë për kontrollin e HPV-së. Mjekja ose vetë gruaja merr mostrën vagjinale e cila dërgohet për analizë në Laboratorin e Biologjisë molekulare ku vlerësohen për prezencën e virusit të HPV-së. Në rast se analiza del pozitive, mjeku i familjes referon gruan për kolposkopi në një prej Materniteteve shtetërore të Tiranës, të cilët më pas ndjekin gruan me terapi të ndryshme.

Gjatë vitit 2019, 13000 gra janë përfshirë në program. Virusi i HPV është hasur në 6.1% të rasteve. Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që haset më shpesh ndërmjet grave të zonave urbane se sa grave që jetojnë në zonat rurale.

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin do të vazhdojë misionin e vet për fuqizimin e grave dhe vajzave ndaj i fton grtaë të parandalojnë  kancerin e qafës së mitrës duke u depistuar pranë qendrave e shëndetësore ose duke marrë kujdes shëndetësor në një prej Klinikave të QSHPZH-së në Tiranë dhe Vlorë.

Për herë të parë në Shqipëri gratë do të kenë më shumë shanse të kapin në faza të hershme kancerin e qafës së mitrës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram