YATAS – Aktivizmi rinor për të luftuar stigmën ndaj abortit

Periudha: 2019

Qëllimi: Të kontribuojë në zvogëlimin e stigmës dhe diskriminimit, dhe ndërgjegjësimin midis bashkëmoshatarëve të rinj.

Stigma ndaj abortit mbetet e kontestuar, e pashpjeguar dhe e pa adresuar deri më tani, pavarësisht disa iniciativave të izoluara përfshirë ato të ndërmarra nga QSHPZH. Iniciativa do të jetë mbi bazën e  përpjekjeve të deritanishme,që aktivistët e rinj të QSHPZH-së po bëjnë për të adresuar stigmën ndaj abortit përmes ndërgjegjësimit, mobilizimit të komunitetit dhe avokimit. Kjo iniciativë është hartuar dhe do të zbatohet nga të rinjtë, të cilët do të përdorin mjete moderne të komunikimit për të shkëmbyer mesazhe në lidhje me abortin dhe do të kontribuojnë tek një gjeneratë e re që njohin stigmën ndaj abortit dhe janë në gjendje ta adresojnë atë.

Për të avancuar punën drejt uljes së stigmës ndaj abortit, do të ndërmerren disa nisma të tilla si:

  • Seanca informuese dhe angazhimi i të rinjve, veçanërisht me studentët e rinj të mjekësisë dhe vullnetarë të qendrës sonë.
  • Një eksperiment social, për të testuar reagimin e komunitetit ndaj uljes së stigmës ndaj abortit.
  • Shfaqje në radio dhe publikime në internet që synon të krijojë një mjedis pozitiv.

Për më tepër, përfituesit do të inkurajohen të ndajnë informacionin me bashkëmoshatarët e tjerë përmes seancave miqësore mbi stigmën e abortit, shpërndarjen e materialeve të IEC dhe ndarjen e tregimeve në internet / offline.

Ky projekt do të shërbejë si një model i mirë për të rinjtë sepse është i orientuar nga rinia, dhe krijon hapësira për të gjithë që të angazhohen dhe ndërmarrin nisma të mëtejshme në të ardhmen. Të gjithë të rinjtë, të cilët do të arrihen nga ky projekt, do të inkurajohen të bëhen vullnetarë të qendrës sonë dhe të vazhdojnë punën e tyre për stigmën ndaj abortit. Studentët e trajnuar të mjekësisë do të jenë të pajisur me njohuri dhe aftësi në lidhje me stigmën e abortit dhe do t’i ndajnë ato me gjeneratat e tjera të studentëve të mjekësisë në periudhën e ardhshme. Promovimi i vazhdueshëm në mediat sociale dhe faqen e internetit, do të çojë në një numër në rritje të ndjekësve dhe njerëzve të angazhuar.

YATAS – Aktivizmi rinor për të luftuar stigmën ndaj abortit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram