Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri

Periudha: 2019-2021

Qëllimi: Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile do të shërbejë si një platformë për shoqërinë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë. Ajo do të kontribuojë në fuqizimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për të qenë aktorë më efektivë, të pavarur, transparentë e të përgjegjshëm, si dhe në krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile, demokracinë pjesëmarrëse dhe proçesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Qendra ka zyrën kryesore në Tiranë, si dhe dy zyra të tjera rajonale në Shkodër e Vlorë për të siguruar një mbulim sa më të gjerë territorial në të gjithë vendin, me aktivitetet dhe shërbimet e saj.

Funksionet kryesore të Qendrës janë:

  • Ofrimi i informacionit dhe shërbimeve (help desk) për sektorin dhe të gjithë aktorët e partnerët e interesuar për zhvillimet në sektorin e shoqërisë civile;
  • Të sigurojë rrjetëzim për organizatat e shoqërisë civile në nivel lokal, kombëtar, rajonal e më gjerë;
  • Fuqizim të kapaciteteve të shoqërisë civile në Shqipëri përmes programeve të trajnimit, shkëmbimit, etj;
  • Qendra ofron mbështetje për përmirësimin e qeverisjes së organizatave të shoqërisë civile për një funksionim më të mirë të tyre, më të përgjegjshëm e transparent, si dhe për rritjen e besimit të publikut dhe aktorëve e partnerëve ndaj sektorit;
  • Rritje të aftësive rrjetëzuese e advokuese dhe lehtësim të proceseve të advokimit dhe dialogut, për një pjesëmarrje më të madhe e më cilësore në politikëbërje, si dhe në zbatim e monitorim politikash në nivel lokal e kombëtar.
Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram