Qasja e Orientuar ndaj të Rinjve

Periudha: 2019

Ne bashkepunim me EU.

Zgjedhur nga IPPF EN, QSHPZH ka ofruar ndihmë për tre organizata të tjera  anëtare për temën e Qasjes së Orientuar ndaj të Rinjve. Stafi i trajnuar i QSHPZH nga IPPF, ka punuar ngushtësisht  me stafin dhe vullnetarët e përzgjedhur nga Societatea De Educatie Contraceptiva si Sexuala (SECS) (organizata nga Rumania), Association XY (organizata nga Bosnje dhe Hercegovina) dhe Shoqata Letoneze për Planifikimin Familjar dhe Shëndetin Seksual (organizata nga Letonia) me qëllim lehtësimin e zbatimit të nismës Qasja e Orientuar ndaj të Rinjve.

Në vitin 2018, QSHPZH ka zbatuar përqasjen e qendrës rinore që synon forcimin e aftësive të aktivistëve të saj të rinj, duke dhënë njëkohësisht këtë përvojë tek organizata të  tjera  anëtare (Letonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Rumania) përmes instruktimit  dhe përcjelljes së kësaj qasje tek tre grupet rinore të organizatave anëtare. Trajnimi i ofruar për tre organizatat anëtare në Tiranë, ndihmoi organizatat që të ndërtojnë kapacitetet e të rinjve në qasjen me qendër të rinjtë dhe të forcojnë përfshirjen e tyre në të gjithë programin e këtyre organizatave.

Qasja e Orientuar ndaj të Rinjve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram