Polici në shërbim të komunitetit për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në bashkinë Lezhë

Periudha: 2019-2020

Qëllimi: Policia në Lezhë është e aftë dhe efiçente për t`u pergjigjur dhunës me bazë gjinore e të koordinohet me aktorët e tjerë në përputhje me procedurat operacionale standarte.

Projekti fokusohet në nevojën për të përmirësuar ndërveprimin ndërmjet Policisë së Shtetit dhe aktorëve në nivel lokal, tek të cilët mund të drejtohen qytetarët në rast nevoje për adresimin dhe referimin e rasteve të dhunës. Në këtë drejtim, vlerësojmë se puna jonë duhet të bëhet në dy drejtime kryesore:

1) Forcimi i kapaciteteve të forcave të policisë në Lezhë për një bashkëveprim sa më efikas me anëtarët e tjerë të mekanizmit vendor të referimit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për gratë që i nënshtrohen dhunës

2) Mundësimi i mjedisit përmes edukimit për të drejtat e njeriut dhe vendosja e normave dhe qëndrimeve shoqërore që parandalojnë dhunën tek anëtarët e komunitetit në mënyrë që gratë të mund t’i gëzojnë këto të drejta në bashkinë Lezhë

Ky projekt do të shtrihet gjeografikisht në bashkinë e Lezhës, një pjesë e aktiviteteve do të realizohen me të rinjtë në ambjentet e shkollave ku ata mësojnë, takimet me komunitetin do të zhvillohen në qendrat komunitare të njësivë administrative në Lezhë, ndërsa takimet e tjera do të organizohen në mjedise të tjera.

Në grupin e synuar bëjnë pjesë pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë në bashkinë Lezhë, punonjësit e qendrave shëndetësore të kujdesit parësor të së njëjtës zonë, mësuesit, psikologët e shkollave dhe drejtuesit e shkollave të bashkisë Lezhë, punonjës të zyrës për barazinë gjinore të bashkisë Lezhë, punonjës të tjerë të mekanizmit të referimit te rasteve të dhunës në familje,gjyqtarë të gjykatës së rrethit Lezhë.

Ky projekt pritet të ketë ndikim në:

  • Fuqizimin e strukturave përgjegjëse dhe punonjësit e forcave të rendit, për të rritur efektivitetin dhe të reagojnë në momentin e duhur përmes trajnimeve për mekanzimat e referimit, ndryshimet e fundit të ligjit për dhunën në familje dhe udhëzimit për vlerësimin e riskut.
  • Të ketë një ndërveprim të nxitur dhe eficent mes aktorëve përmes koordinimit dhe monitorimit permes takimeve dhe tryezave të rrumbullakëta.
  • Ngritjen e kapaciteteve të strukturave policore, strukturave shëndetësore dhe arsimore në funksion të kryerjes së detyrës që nga komunikimi me viktimën e dhunës, ofrimin e ndihmës së parë, plotësimin e dokumentacionit për lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes.
  • Një nivel të shtuar të ndërgjegjësimit në komunitet duke informuar pjesëtarët e komuniteteve lokale për të drejtat e tyre dhe mekanizimin per bashkerendimin e punës për referimin e rasteve të dhunës në familje
  • Gratë në komunitetin e Lezhës të njohin mirë të drejtat e tyre dhe të ndihen të fuqizuara për të parandaluar, referuar apo denoncuar rastet e dhunës
Polici në shërbim të komunitetit për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në bashkinë Lezhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram