Aktivitetet e ndërgjegjësimit për DHBGJ & DHF, si dhe për angazhimin e burrave dhe djemve si partnerë për BGJ dhe kundër DHBGJ & DHF

Periudha: 2019-2021

Aktiviteti do të përqendrohet në zvogëlimin e dhunës me bazë gjinore duke angazhuar të rinj dhe veçanërisht djem dhe burra. Qendra Aulona, ​​pjesë e QSHPZH, ka në përbërjen e vet grupin COMBAT, i cili është një grup i të rinjve, i autorizuar për të punuar në këtë fushë. Ky grup mbështetet vazhdimisht nga Qendra Aulona dhe QSHPZH. Ky grup është i përfshirë në zbatimin e një kalendari vjetor të aktiviteteve, duke u përqëndruar në angazhimin lokal të të rinjve, çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe çështjet gjinore, përfshirjen në politikëbërje lokale dhe vendimarrje.

Gjithashtu, në Qendrën Po, me vendndodhje në Tiranë, ekziston një rrjet rinor edukatorësh dhe vullnetarë, të cilët janë angazhuar vazhdimisht në promovimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të shëndetit, edukimin seksual gjithëpërfshirës, angazhimin e të rinjve, reduktimin e dhunës me bazë gjinore, barazinë gjinore. Të dy, këto grupe rinore janë një pjesë integrale e punës dhe strukturës së QSHPZH dhe janë të përfshirë në vendimmarrje, hartimin e projektit, zbatimin e projektit, etj. Përveç grupeve rinore, Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin ka krijuar forume të qytetarëve në Qytetin e Vlorës dhe Forumin e Grave. Këto forume promovojnë vazhdimisht misionin e Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të Shoqatës.

Objektivi i projektit:

  • Organizimi i aktivitete ndërgjegjësuese në lidhje me DHBGJ & DHF, Ditën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Angazhimin e Burrave.
Aktivitetet e ndërgjegjësimit për DHBGJ & DHF, si dhe për angazhimin e burrave dhe djemve si partnerë për BGJ dhe kundër DHBGJ & DHF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram