Roli i të rinjve në organizatë është komponent themelor që nuk duhet lënë në hije.

Cila është gjëja e parë që mendon kur dëgjon fjalën “ pjesëmarrje rinore”?  A janë të rinjtë qelizë e çdo organizate? Përgjigja është “PO”, roli I tyre në organizatë është themelore.

Të rinjtë e qendrës sonë me  pjesëmarrjen e tyre aktive dhe përfshirjen në të gjitha strukturat e organizatës janë shndërruar në model për organizata të tjera partnere, ku pjesëmarrja rinore nuk ishte gjithpërfshirëse.

Në kuadër të projektit “Përqasja me në qendër të rinjtë” përfaqësues të organizatave partnere nga Rumania, Bosnja & Herzegovina , Letonia  erdhën në Shqipëri, për të mësuar dhe parë më nga afër përfshirjen dhe  rolin e të rinjve në organizatë, ndanë eksperiencat dhe mësuan nga praktikat e mira. Në vijim të eksperiencës së tyre në Shqipëri, me asistencën e të rinjve tanë, secila organizatë në vendin e tyre hartoi një plan aktivitetesh  dhe ndryshuan shumë nga struktura ekzistente.

Rinovimi i qendrës duke e bërë më miqësore  dhe shtimi i numrit të vullnetarëve për një periudhë relativisht të shkurtër ishte një risi për Rumaninë.

Aktivitetet motivuese për të rinjtë e qendrës dhe ridizenjimi i ambienteve bënë që të rinjtë të ishin më të përkushtuar për Bosnjën & Herzegovinën.

Përfshirja ë të rinjve në të gjitha nivelet organizative, aftësimi i tyre për të ndërmarrë aktivitete dhe zhvillimi i një vizioni vetëm për të rinjtë ishte një tjetër arritje për Letoninë.

Të gjitha këto ndryshime u bënë bazuar në eksperiencën pozitive të qendrës sonë dhe asistencën e vazhdueshme të aktivistëve tanë në çdo hap.  Organizatat partnere tashmë kanë më shumë pjesëmarrje aktive, të rinjtë kanë sjellë një frymë më inovatore dhe kanë lehtësuar proçesin e punës së tyre.

Roli i të rinjve në organizatë është komponent themelor që nuk duhet lënë në hije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram