Qendra Kombëtare për Shoqërinë Civile si investim në zhvillimin e këtij sektori në nivel kombëtar por edhe në nivel rajonal

Krijimi i Qendrës Kombëtare për Shoqërinë Civile në Shkodër në 2019 përbën një investim në zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile në nivel kombëtar por edhe në nivel rajonal. Aktiviteti i qendrës mbulon një mjedis mundësues për angazhimin e të rinjve në aktivitete të qendrës si dhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre dhe rrjetëzimin me organizata të tjera rinore dhe forume rinore. Ne duam të ndajmë me ju përshtypjet tona nga aktiviteti i rrjetëzimit që u organizua me 20 Shtator 2019 në Parkun Arkeologjik në Apolloni të Fierit. Pas koordinimit me shumë organizata qe punojnë me çështjet e të rinjve dhe aktivizimin e tyre në rajonin e Shkodrës ne menaxhuam të mblidhnim së bashku 35 të rinj që përfaqësonin 9 organizata të shoqërisë civile. Impakti i bashkëpunimit për të rinjtë dhe nga të rinjtë u shtri deri edhe tek sektori publik. Ne u afruam tek qendra rinore publike për t`i ftuar të bëhen pjesë e aktivitetit të rrjetëzimit. Duke parë që dora e bashkëpunimit shtrihet me dëshirën e mirë nga të dyja palët private dhe publike, pjesëmarrja e 12 përfaqësuesve të qendrës rinore publike u konsiderua si një investim i mirë për bashkëpunimin në të ardhmen ndërmjet orgaizatave të  shoqërisë civile dhe sektorit publik. Të gjithë të rinjtë të cilët morën pjesë në event u përfshinë në mënyrë aktive në forume tematike që u organizuan atë ditë duke dhënë inpute ndaj temave respektive që u mbajtën nga panelisët.

Si rezultat i atij aktiviteti përveç shoqërizimit të të rinjve, një tjetër benefit ishte dhe iniciativa e përbashkët që lindi ndërmjet qendrës kombëtare burimore dhe qendrës rinore publike për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta tematike për të rinjtë.

Kjo iniciativë u mirëprit nga të rinjtë në Shkodër si dhe nga mbarë audienca.

Qendra Kombëtare për Shoqërinë Civile si investim në zhvillimin e këtij sektori në nivel kombëtar por edhe në nivel rajonal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram