Tryezë e rrumbullakët në kuadër të “Javës Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës”

Fondi  i Kombeve te Bashkuara për Popullsinë në Shqipëri  (UNFPA) dhe IPPF EN, nën udhëheqjen e Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Autoritetin Rajonal Shëndetësor organizon ketë tryezë të rrumbullaket për të prezantuar Programin Kombëtar të Parandalimit te Kancerit te Qafës së Mitrës tek punonjësit e shëndetësisë: drejtoret e qendrave shëndetësoreve, menaxhereve, ofruesit e shërbimit etj.

Ky aktivitet u koordinua nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin. Pas shume vitesh përpjekjesh nga të gjithë aktoret (ngritje kapacitetesh te ofruesve të shërbimit, ofrim të shërbimit të parandalimit dhe trajtimit te kancerit të qafës së mitrës, ndërgjegjësim të komunitetit) më në fund Shqipëria do te ketë një program për depistimin e organizuar të kancerit të qafës se mitrës.

Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që mund të parandalohet, përmes testimit dhe kontrollit në kohën e duhur. Ky program siç e tregojnë edhe studimet është me rëndësi jetësore për shëndetin dhe të ardhmen e grave dhe të gjithë shoqërisë në Shqipëri. Depistimi ne kohen  e duhur mund të shpëtojë jetën e grave dhe kosto efektiv për shoqërinë dhe shtetin.

Për më shumë ndiqni kronikën e përgatitur nga IN Tv: 

http://www.intv.al/shanse-te-reja-per-grate-do-te-depistojne-kancerin-e qafes-se-mitres-ne-menyre-te-organizuar-fo-85358?fbclid=IwAR3sLyrxql3C9gJyiLG9d OBeCdC3Pe2pm3m5zGazCRFN3015WDxo9Mi5To
Facebook: https://www.facebook.com/QSHPZH/photos/pcb.1969959579787147/1969944283
122010/?type=3&theater

previous arrow
next arrow
Slider
Tryezë e rrumbullakët në kuadër të “Javës Evropiane të Parandalimit të Kancerit të Qafës së Mitrës”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram