Trajnimi me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor: “Të ndihmosh nënat të mbijetojnë. Gjakderdhja pas lindjes” Elbasan dhe Lezhë

Me qëllim forcimin e aftësive dhe njohurive të ofruesve të kujdesit shëndetësor, gjatë
periudhës pas lindjes dhe për të shmangur vdekjen e nënës, ACPD me mbështetjen e UNFPA
Albania zhvilloi dy trajnime me gjinekologë, infermierë dhe mami në rrethet e Elbasanit dhe
Lezhës më 28 shtator dhe 18 tetor. Trajnimi u zhvillua duke përdorur metodologji
interaktive, duke i lejuar pjesëmarrësit të japin kontributin e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja
dhe njohuri mes njëri-tjetrit. Për të gjithë pjesëmarrësit u mundësua dhënia kujdesin për
nënën pas lindjes dhe si të menaxhojnë një hemorragji pas lindjes, gjë e cila është
kërcënuese për nënat.. Pjesëmarrësit u shprehën se qeveria duhet të sigurojë që të ketë
politika më të mira dhe plane zbatimi për ruajtjen e jetës së nënave duke përfshirë
protokollet për gjakderdhjen pas lindjes. Procesi i vlerësimit tregoi që ky trajnim i ofruar ka
qenë efektiv: 1) ofruesit e shërbimeve kanë fituar kompetenca për të shpëtuar jetën e nënave
dhe për të menaxhuar gjakderdhje pas lindjes; dhe 2) njohuritë dhe aftësitë e pjesëmarrësve
janë përmirësuar nga 60% në 85%. Pjesëmarrësit filluan të zbatojnë mësimet duke siguruar
kujdes cilësor pas lindjes për nënat.
“Kjo ishte një trajnim i shkëlqyer për mua dhe kolegët e mi. Besoj se kjo do të shërbejë në
aftësitë tona profesionale dhe ndihmon jo vetëm ne si ofrues të kujdesit shëndetësor, por
edhe nënat e reja “, tha Dr Anisa, pjesë e Spitalit të Maternitetit të Elbasanit.
Ky trajnim u akreditua me 6 kredite.

previous arrow
next arrow
Slider
Trajnimi me Ofruesit e Kujdesit Shëndetësor: “Të ndihmosh nënat të mbijetojnë. Gjakderdhja pas lindjes” Elbasan dhe Lezhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram