Si edukimi seksual permireson jeten e te rinjeve ne Shqiperi.

Të rinjt nga grupet e marxhinalizuara në
Europën Qëndrore dhe Azinë Qëndrore janë të prekur nga niveli i lartë I dhunës,
diskriminimit, stigmëz dhe është shumë e vështirë për ta për të patur akses në
edukimin seksual apo dhe në kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues që ata
kanë nevojë.

QSHPZH- anëtare e IPPF në Shqipëri, ka
nxitur rrjete dhe programe trainimi që kanë mundësuar qindra të rinj të
stigmatizuar të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë jetësore të cilat kanë mbështetur
zhvillimin e mirëqënies dhe shëndetit të tyre.  

Të rinjt të cilët janë punonjës seksi janë
pjesë e komunitetit LGBT, injektues droge, jetojnë në varfëri, në komunitetet
rurale ose janë pjesë e Komunitetit Rom, ka shumë mundësi tu mohoet edukimi
seksual dhe aksesi ndaj kujdesit shendetësor seksual dhe riprodhues, jo
paragjykues. ACPD ka qenë e suksesëshme atje ku shumë oranizata kanë dështuar më
parë të arrijnë të rinjtë e marxhinalizuar dhe të ketë një impakt pozitiv në jëtën
e tyre.

Nëpërmjet Edukimit Seksual, QSHPZH dhe
partnerët e saj kanë patur sukses të pajisin 785 të rinj me aftësi jetësore të
rëndësishme, të ndërtojnë aftësitë e tyre rreth edukimit seksual, mardhëniet
dhe seksi I sigurt dhe të forcojnë aftësitë e tyre per të marrë vendime, të
komunikojnë, të negociojnë dhe të planifikojnë të ardhmen.

Si rezultat I kësaj pune, 500 të rinj kanë
marrë kujdes shëndetësor nëpërmjet klinikave të QSHPZH-së dhe/ose ofruesëve të
tjerë në komunitetin e tyre. Ata filluan të vizitonin klinikat, përshëmbull të
kërkojnë preservative, këshillim ose të pyesnin për tëstin e HIV-it. Ata flasin
për mënyrën se si u ka ndryshiar sjellja si rezultat I programeve të edukimit
seksual, dhe ndihen të fuqizuar për të ndertuar mardhenie të shëndetëshme dhe të
sigurta, bazuar në barazi dhe respekt. Një djalë I rid ha këtë përshtypje:

 “Unë jam homoseksual dhe punonjës seksi, gjë e
cila më bënë të ndihem dy herë më shumë I gjykuar. Në jetën e përditëshme njerëzit
ndonjëher më thërrasin “jo normal” dhe ka momente kur ti shkon te doktori për të
bërë një test HIV-I dhe ata fillojnë të përdorin etiketime të sikletëshme e
cila të largon së kërkuari sërisht kujdes shëndetësor.

U ftova të merrja
pjese në shkollën e QSHPZH-së mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës. Atje mësova
rreth të drejtave të mia seksuale, të drejtën tim për të patur shërbime pa
stigmë. Mësova të të kryerit marrëdhënie të sigurta dhe të përdorja gjithmonë
prezervativ. Tani kam kurajon tu kërkojë klientëve të mi të përdorin
prezervativ kur ta nuk duan ta përdorin. Të njihja të drejtat e mia më jep më
shumë kurajo të kërkojë shërbime mbi shëndetin seksual dhe riprodhues pa
paragjykim dhe miqësore kur shkojë në një qëndër të kujdesit shëndetësor.

Kjo shkollë më ka
përmirësuar shëndetin tim mendor dhe fizik, jetën timë në përgjithësi. Edukimi Seksual
mund të na fuqiziojë ne”

QSHPZH gjithashtu ka organizuar sesione dhe
trainimi për të fuqizuar të rinjtë e marxhinalizuar me qëllim që të edukojnë
bashkëmoshatarët e tyre dhe të advokojnë për të drejtat e tyre mbi kujdesin shëndetësor
seksual dhe riprodhues dhe të mbështësin nevojat e tyre afatgjate.

Në një përpjekte për të zvogëluar dëmet e
shkaktuara nga diskriminimi dhe dhuna nga njërëz më pushtet (si policia).
QSHPZH gjithashtu ka këshilluar të rinjtë e stigmatizuar se sit ë merren me këto
cështje të vështira.

Të rinjt e marxhinalizuar mund të bëhen
pothuajes tërësisht të vetëdijshëm nga kujdesi shëndetësor I ofruaj nga OJQ-të
paërsa kohë janë të braktisur nga të afërmit, të diskriminuar nga njerëz që kanë
detyrën e përkujdesjes dhe madje janë fyer nga një pjesë e shoqërisë.

IPPF EN dhe partnerët tanë do të vazhdojnë
të sigurojnë një jetë të lirë, të sigurt dhe me dinjitet për ta, vecanërisht
ata që hasin sfida të mëdha.

Si edukimi seksual permireson jeten e te rinjeve ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram