PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Si u bashkuan OJF-të për hartimin e një raporti të veçantë.

Për herë të parë në Shqipëri Organizatat Jofitimprurëse kanë bashkëpunuar në një mënyrë
intensive dhe gjithëpërfshirëse për të hartuar një raport të përbashkët mbi të drejtat e
shëndetit riprodhues në Shqipëri. Inciatoria e bashkëpunimit ka qenë Qendra Shqiptare për
Popullsinë dhe Zhvillimin,e cila me datë 21 maj, zhvilloi një konferencë, ku u paraqit raporti
i UPR. Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillim në prezencë edhe të përfaqësueseve të
7 organizatave të tjera bashkëpunuese pasqyroi pjesën e parë të raportit me në fokus rolin e
OJF-ve në procesin e rishikimit universal (UPR). Ndërkohë pjesa e dytë kishte në fokus të
drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues në kontekstin e Rishikim Periodik dhe universal,
mekanizëm i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, pra është një instrument i OKB-së. QSHPZH
që në krijimin e saj ka luajtur një rol të rëndësishëm në fushën e të drejtave të Shëndetit
Seksual dhe Riprodhues në vend dhe së bashku me gjithë partnerët e saj do te sigurohet qe
këto te drejtat të zbatohen dhe pranohen nga të gjithë. Duhet theksuar se drejtoresha
ekzekutive e qendrës Bruna Hylviu ka pasur një rol kyç në të gjithë procesin e hartimit të
raportit në bashkëpunim me organizatat e tjera. Prof. DR Arta Mandro dhe Prof. Ass Irida
Agolli, përcollën rekomandimet e tyre në kuadër të Raportit: Të sigurohet pjesëmarrja dhe
pikëpamjet e të rinjve, duke përfshirë edhe të rinjtë e shkollave, dhe ata nga grupet e
margjinalizuara, për rishikimin dhe zbatimin ekzistues të edukimi seksual gjithëpërfshirës
në mjedise formale dhe joformale. Rishikimi i ligjeve dhe politikave që i pengojnë personat
në aksesin për shërbimet e parandalimit dhe trajtimit të HIV. Zhvillimi i programeve për
Parandalimin, Testimin dhe Kujdesin ndaj HIV, veçanërisht për komunitetet e
margjinalizuara. Shqipëria gjithnjë e më shumë po arrin në standardet evropiane në
aktivizimin e shoqërisë civile. Tashmë ata janë shndërruar në bashkëpunëtor të rëndësishëm
të pushtetit vendor, duke i dhënë indikatorët thelbësor dhe konkretë ku mund të orientohet
hartimi i politikave specifike për target grupe të ndryshme.

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Si u bashkuan OJF-të për hartimin e një raporti të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram