Forumi Rinor: Te ofrosh dhe mundësosh Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës! 22 nentor 2018

Më datë 22 Nëntor, në ambjentet e Qëndrës Rinore të Tiranës, shumë të rinjë nga Tirana, Kamza dhe Vlora,
u mblodhën sëbashku në një prej forumeve rinore më të mëdha mbi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës, të
organizuar nga Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin më mbështetjen e Federatës
Ndërkombetare të Planifikimit Familjarë (IPPF) dhe në bashkëpunim me Zyrën e Fondit të Kombeve të
Bashkuara të Popullsisë. Më shumë se 60 të rinjë u mblodhën dhe diskutuan mbi arritjet mbi Edukimin
Seksual Gjithëpërfshirës po ashtu ofruan dhe rekomandime të rëndësishme për cuarjen përpara të ESGJ-së,
Bashkëpunëtorët e QSHPZH-së, nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinis, ndanë më të rinjtë procesin që
po ndjekim për arritjen e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës dhe strategjinë për të ardhmen.
Forumi u ndal në dy moment kyce. Paneli i parë trajtoi Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës nga prespektiva
Institucionale, në një panel ku ekspert nga Ministra e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Znj. Edlira Sina,
përfaqsues nga Fondi I Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA Shqipëri, Znj. Elsona Agolli dhe Znj.
Dorina Tocaj, Drejtoresha Ekzekutive e Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, Znj. Brunilda
Hylviu diskutuan dhe ndanë rekomandimet e tyre me pjesmarrësit.
Paneli dytë, ishtë një panel i përberë nga organizata partnere në ketë projekt, mësues të përfshirë dhe
vullnetar të QSHPZH-së. Panelistet trajtuan mbi rëndësinë që ka ESGJ mbi jetën e të rinjve. Marxhino
Starova, përfitues dhe vullnetar i Qëndrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin u shpreh “ Unë besojë të
Edukimi Seksual Gjithëpërfshirës dhe te të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues. Ky projekt me ka
ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të reflektojë për rëndësinë e këtij lloj edukimi në shkolla dhe jo vetëm”
Ky forum u shoqërua me nje eskspozit fotosh nga aktivitetet e projektit dhe piktura të ndryshme të realizuar
nga të rinjtë, përfitues të projektit.

previous arrow
next arrow
Slider
Forumi Rinor: Te ofrosh dhe mundësosh Edukimin Seksual Gjithëpërfshirës! 22 nentor 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Scroll to top
Albanian Albanian English English
Facebook
Twitter
YouTube
LinkedIn
Instagram