Kanceri i qafes se mitres

“Ti mund të parandalosh Kancerin e Qafës së Mitrës me testin e duhur në kohën e duhur!”  ky ishte slogani i fushatës ndërgjegjësuese, organizuar në​muajin mars ​në​ ​sheshin ”Skëndërbej” në kuadër të projektit “Parandalimi dhe kontrolli i kancerit të qafës së mitrës në Shqipëri”(mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF). Fushata  kishte qëllim të informonte dhe të rriste ndërgjegjësonte tek gratë e moshave 30-49 vjeçe për rrugët e parandalimit  të kancerit të qafës së mitrës duke kryer testet e duhura: Pap Test, Kontrolli Vizual Pamor me Acid Acetik (VIA) si edhe Testi per Virusin e Papilomes Humane (HPV). Grup tjetër i synuar i kësaj fushatë ishin edhe vajzat e reja të moshave 9-13 vjeçe, të cilat u informuan mbi rendësinë e bërjes së vaksinës kundër HPV-së. Kësaj fushatë iu bashkuan rreth 40 aktivistë, vullnetarë dhe përfaqësues të institucioneve/organizatave të shëndetit publik dhe të drejtave të grave (Instituti i Shendetit Publik, Autoriteti Shëndetësor Rajonal, YPeer Albania, CRCA, Stop AIDS, Act for Society, YMCA etj.). Të pranishmit në këtë aktivitet shpërndanë materiale të ndryshme informimi, edukimi, komunikimi tek grupet e synuara, por dhe tek publiku në përgjithësi si edhe përcollën mesazhin e rëndësisë së këtyre ekzaminivemeve/kontrolleve për një shëndet të mirë të grave. Në fjalën e saj Lida Grabova, drejtore ekzekutive e QSHPZH-së theksoi: ”Është shumë e rëndësishme të hartohet ​ ​ një plani kombëtar depistimi/kontrolli pasi një plan i tillë mungon dhe është i domosdoshem duke marrë në konsideratë shifrat e fundit te raportuar nga Qendra Ndërkombëtare për Informim mbi HPV-në (http://www.hpvcentre.net/) në  Shqipëri çdo vit, 93 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës, 35 vdesin nga kjo sëmundje“. Ndërkohë Juna Mali, aktiviste dhe...